Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dyshimet për variantin Omicron në Kosovë, ja çfarë pritet në fund të javës tjetër

14:09 18/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Varianti i ri i Covid-19, ka alarmuar tashmë të gjithë botën dhe fundmi është paraqitur edhe në Mal të Zi, njëri nga shtetet që është në kufi me Kosovën, teksa ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë variant.

Nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë të ditur se rezultatet e mostrave të dërguara jashtë vendit pritet të vijnë në fund të javës së ardhshme.

Zyrtarja për informim në IKSHPK-së, Era Pireva deklaroi se po presin këto rezultate, teksa tha se deri më tani në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me Omicron.

“Rezultatet nga sekuencionimi i mostrave pozitive te SARS-CoV-2 priten diku nga fundi i javës së ardhshme. Deri më tani nuk kemi raste të konfirmuara me variantin Omicron në Kosovë nga mostrat e dërguara për sekuencionim jashtë Kosovës”, tha Pireva.

Ndërsa në vendet e rajonit e në Evropë situata me COVID-19 është duke u përkeqësuar, situata me pandeminë në Kosovë është e qetë tash e disa javë.

Nga Ministria e Shëndetësisë për Telegrafin kanë thënë se nëse nuk respektohen masat antiCOVID-19 dhe nëse vaksinimi nuk bëhet në ritëm të lartë situata mund të përkeqësohet.
“MSh dhe IKSHPK po analizojnë në vazhdimësi situatën me COVID-19, me qëllim që ajo të mos përkeqësohet. Për këtë qëllim po bëhet edhe thirrje për vaksinim të popullatës dhe janë në fuqi edhe masat që kanë për qëllim kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, nga MSH-ja kanë bërë thirrje që kujdesi të jetë maksimal dhe të respektohen masat antiCOVID-19.
“Kujdesi duhet të jete maksimal, sepse përkundër që Kosova ka situatën për momentin të qetë, ajo mund të përkeqësohet nëse masat nuk zbatohen dhe vaksinimi nuk vijon në ritëm më të lartë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1.6 milionë vaksina antiCOVID-19.
Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani me dozën e tretë janë vaksinuar rreth 1 mijë e 400, ndërkaq me dozën përforcuese janë vaksinuar 2 mijë e 200 persona.

Në takimin e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës lidhur me COVID-19 u vlerësua se situata epidemiologjike është e qetë, por se kjo nuk guxon të shndërrohet në neglizhim të masave në fuqi kundër COVID-19.

Në këtë takim kryeministri Albin Kurti tha zbatimi i masave kundër COVID-19 është çështje urgjente dhe se çfarëdo lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi.

Kryeministri tërhoqi vërejtjen se prania e variantit Omicron të SARS COV-2 në shtete të ndryshme dhe mos-respektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbysë të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se zbatimi me disiplinë i masave në fuqi, të cilat janë proporcionale në raport me gjendjen ekzistuese epidemiologjike do të ketë dy rezultate të prekshme.

“Do ta na ndihmojë të mbajmë numrin e rasteve sa më të vogël, duke mos e ngarkuar personelin dhe infrastrukturën spitalore, rrjedhimisht edhe uljen e shpenzimeve kundër COVID-19 dhe do të ndikojë në nxitjen e vaksinimit të mëtejmë të popullatës me vaksinën kundër COVID-19, në veçanti të asaj kategorie që për arsye të ndryshme ende nuk ka marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës”, tha Latifi.

Ministri ka folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë.

Të lidhura

Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian
Kosovë

26-vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, Osmani: Historia e shkruar me gjak nuk fshihet me gënjeshtra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e çlirimit të vendit me një mesazh të fortë në rrjetet sociale....

10:28 12/06/2025
Kosova do të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA/ Kurti konfirmon marrëveshjen
Kosovë

Kosova do të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA/ Kurti konfirmon marrëveshjen

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për pranimin e 50 emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

18:21 11/06/2025
Para
Varianti Omicron, OBSH: Përhapet më shpejt se Delta

Varianti Omicron, OBSH: Përhapet më shpejt se Delta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

Rrëzimi i avionit në Indi/ Deri tani të paktën 30 viktima, mes tyre edhe 2 foshnje

13:47 12/06/2025
U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

U fut të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret

13:23 12/06/2025
Murtaja, Ministria e Bujqësisë: Nuk transmetohet te njeriu, ja thirrja për fermerët

Murtaja, Ministria e Bujqësisë: Nuk transmetohet te njeriu, ja thirrja për fermerët

13:07 12/06/2025
“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”/ Gazetarja: Si rasti Klodian Rasha

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”/ Gazetarja: Si rasti Klodian Rasha

12:53 12/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.