Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dy vite pas vdekjes, Kacifas përkujtohet si hero në Bularat

17:42 24/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kostandinos Kacifas është përkujtuar në një meshë private në Bularat, 2 vjet pas vdekjes së tij.

Debatet për çështjen Kacifas kanë zgjatur përgjatë gjithë kësaj periudhe. Në meshën e sotme situata ka qenë e qetë pasi është diferencuar edhe nga festa zyrtare e “Jo-së” që përkujton luftën italo-greke më 28 Tetor të çdo viti.

“Përkujtojmë sot një martir që u sakrifikua për të na hapur sytë dhe për të na treguar rrugën në mënyrë që të kuptojmë ku po shkon ky vend, përndryshe nuk mund të vijë paqja dhe dashuria. Në këtë përkujtimore duhej të ishin më shumë njerëz dhe kur themi e përkujtojmë duhet që të rinjtë ta mbajnë në memorje emrin e tij. Duhen organizuar konkurse dhe festa duhen ndarë çmime”, u shpreh prifti.

Njëkohësisht familjarë të Kacifas, nëna e tij, por edhe kunati u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të zbardhin ngjarjen.

“Kërkoj të shoh përballjen e djalit tim. Pse e fshehin videon? Pse nuk na e japin. Ai ishte një djalë trim në mbrojtje të asaj që besonte të kombit dhe etnisë sonë. Djali im sado që të duan ata ta mbulojnë shpejt  është një yll në qiell që ndriçon gjithë helenizmin dhe gjithë Vorio Epirin. Nuk preku askënd djali im. Mund t’i kishte vrarë të gjithë, por falënderoj Zotin që nuk ka vrarë njeri. E ndiqnin 40-50 vetë, gjithë Renea. Çfarë bëri djali im? Ngriti flamurin? Flamuri na takon, doni apo s’doni ju. Jemi grekë dhe grekë do vdesim”, deklaroi e ëma e Kacifasit.

“Policia shqiptare ka video dhe kemi 2 vjet që nuk e marrim dot. Dy prokurorë janë dorëhequr. Diçka po ndodh nga diçka kanë frikë njerëzit këtu… Pse ishte hero Kostandini? Duhet të kuptojmë çfarë është një hero si fillim. Çfarë është një hero? Hero është ai që sakrifikohet për diçka tek e cila beson. Për çfarë u sakrifikua Kostandini? Sepse kundërshoi presionin. Për arsye që nuk i di shteti shqiptar po ushtronte presion jo vetëm ndaj grekëve, por edhe ndaj shqiptarëve. Nëse do të kishte vrarë një polic do ta kishit quajtur hero? Nëse do të kishte vrarë dikë gjërat do të ishin shumë më të vështira megjithatë ka dy gjëra që ende nuk i dini dhe nuk mund t’i them por do t’i përdorim në gjyq. Me sa duket do detyrohemi ta çojmë çështjen në gjykatën evropiane. Ai ishte vetëm në mal dhe nuk kishte armë. Këtë do ta provojmë”, tha kunati Vangjelis Saqelariu.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e këtij viti përveç numrit të vogël të pjesëmarrësve ishte dhe mungesa e përfaqësuesve të politikës greke në Shqipëri dhe në Greqi.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: bularatkacifas

Të tjera

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit
Aktualitet

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

Një investigim i emisionit italian “Presa Diretta” në RAI 3 hedh dritë mbi lidhjet mes sektorit të ndërtimit në Shqipëri...

16:01 01/04/2026
Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë
Aktualitet

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

Partia Socialiste po hyn në një tur të ri kombëtar nën moton “Punët e Shqipërisë”, i parashikuar të zgjasë 9...

15:43 31/03/2026
Para

Policia vendos 21 milionë lekë gjoba në ditë për maskat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

RAI 3 zbardh skemën: Ndërtimi në Shqipëri dhe paratë e krimit

16:01 01/04/2026
Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

Vjosa Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës: “Përfaqësuat në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë”

12:16 01/04/2026
Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

Rama nis turin për “Punët e Shqipërisë”, por punët e pambaruara e presin në derë

15:43 31/03/2026
Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

Skandali i radhës: Rritje tarifash pa lidhje me kostot, One Albania faturon inflacionin mbi qytetarët

14:29 31/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.