Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dy vdekje nga vaksina kineze? Silva Bino i përgjigjet akuzave: “Nuk është ai shkaku”

17:20 01/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka reaguar pas akuzave se dy persona kanë humbur jetën pasi morën vaksinën kineze Coronavac. Ky shqetësim u ngrit nga mjeku i njohur Erion Dasho i cili shkruante në Facebook-un e tij se për shkak të dy vdekjeve të papritura, duhej pezulluar përkohësisht vaskinimi me Coronavac.

Ndërkohë, Silva Bino ka thënë se nuk është vaksina shkak për humbjen e jetëve. Ajo u shpreh se vaksina të mbron nga Covid-19, jo nga sëmundjet e tjera. Më tej ajo ka shtuar se vaksinat janë të sigurta dhe se janë vlerësuar studimet e të dhënat përpara se ato të vinin në vendin tonë.

“Nuk është shkak i humbjeve të jetës vaksina. Vaksina anticovid të mbron nga covid19, jo nga semundjet e tjera. Vaksinat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tone, ka një seri dokumentash në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen. Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombëtare, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara”, deklaroi Bino.

Më herët mjeku Erion Dasho deklaronte në postimin e tij se e kishte investiguar personalisht njërin prej rasteve dhe se thirrja e tij nuk kishte qëllim të përhapte panik, por ishte thirrje për kujdes. Dasho shkruante se ishte i hapur për të komunikuar me përfaqësues të ministrisë për rastin që e kishte invesiguar vetë.

Postimi i plotë:

REKOMANDIM DREJTUAR MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE!

Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë.

Kjo thirrje nuk ka aspak qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm siç është imunizimi ndaj COVID. Thjesht është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të farmakovigjilencës.

Dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarve është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm!

Mbetem i hapur për të komunikuar me përfaqësues të ministrisë dhe komitetit lidhur me rastin që kam investiguar personalisht.

 

Etiketa: dy humbje jeteErion Dashosilva binoVaksina kineze

Të tjera

Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”
Aktualitet

Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

Pas 23 ditësh grevë urie në qendër të Athinës, shqiptari Pano Ruçi ka vendosur të ndalë protestën e tij pasi...

21:31 07/10/2025
“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
Aktualitet

“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Deklarata tronditëse e Gjovalin Shkëmbit, xhaxhait të autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shkaktuar valë reagimesh dhe shqetësim...

11:53 07/10/2025
Para

Denoncimi/ Vrasja e qenve të rrugës, një barbari e komanduar nga Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

21:31 07/10/2025
“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

11:53 07/10/2025
Konflikti për pronat që përfundoi në tragjedi: si dështimi i shtetit çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Konflikti për pronat që përfundoi në tragjedi: si dështimi i shtetit çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

11:29 07/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Tiranë trondit sistemin e drejtësisë, “The Guardian”: Reforma ka bllokuar dhjetëra mijëra çështje për vite

Vrasja e gjyqtarit në Tiranë trondit sistemin e drejtësisë, “The Guardian”: Reforma ka bllokuar dhjetëra mijëra çështje për vite

11:16 07/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.