Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dy muaj bllokim, transporti publik gati për punë! Ja rregullat e propozuara nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas

17:34 21/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Me goditjen e vendit tonë nga Covid-19, u ndërpre edhe transporti publik, sepse nuk mundëson ruajtjen e distancimit social e për këtë arsye ekspozimi i udhëtarëve ndaj virusit është i madh.

Tashmë që ka nisur rihapja e vendit dhe lehtësimi i masave, njerëzit janë të interesuar të dinë se kur do rikthehet transporti publik, nisur nga fakti se shumë aktivitetet ekonomike janë rihapur.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të rinisë puna, por operatorët e transportit publik kanë ndërmarrë disa masa për të siguruar distancimin fizik.

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja, në një intervistë për Report Tv ka zbardhur disa detaje mbi mënyrën e re të udhëtimit me transport publik, ku ndër të tjera ka thënë se në autobuse mos të udhëtojnë më shumë se 25 persona dhe për të shmangur kontaktin e pasagjerëve me faturinot propozojnë biletat elektronike.

“Ne jemi munduar që të bëjmë disa prova tona si operator bazuar në çfarë kanë bërë kolegët tanë në Europë. Kemi bërë disa modele, kemi ardhur në rezultatin që në një autobus nuk mund të qëndrojnë dot më shumë se 25 pasagjerë. Një nga opsionet thelbësore për të ruajtur distancimin social brenda në autobus është mënyra se si ne faturojmë biletën që e kemi me faturino, dhe me faturono është e pamundur që ta ruajmë këtë distancë. Një nga opsionet do të ishte biletimi elektronik por që nuk është diçka që zgjidhet në një kohë shumë të shkurtër, jemi në pritje”-u shpreh Rixhin Qoshja.

Sipas Qoshjes sistemi i biletës elektronike nuk do të sjellë papunësi të faturinove, pasi sipas tij, ata mund të integrohen në shërbime të tjera që vijnë si rezultat i implementimit të këtij sistemi.

“Fakti që do të implementohet bileta elektronike, dua ta theksojë që nuk është asgjë konkrete, nuk do të thotë që këto njerëz të dalin pa punë. Mbase do të integrohen në shërbime të tjera që vijnë si rezultat i implementimit të këtij sistemi”-tha kreu i shoqatës kombëtare të transportit qytetas.

Duke u bazuar në disa prej modeleve që janë aplikuar jashtë vendit, është bërë një organizim në sediljet për pasagjerët, si dhe do të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskave dhe dorezave.

Qoshja shprehet do jetë në dorë të qytetarëve respektimi i masave, por zyrtarisht ende nuk ka një protokoll sigurie, teksa për operatorët e transportit urban duhet që puna të rinis sa më shpejt.

“Nevojë për ndihmë financiare do kemi patjetër, kjo është e sigurt sepse ne nëse rinisim nesër me këtë kapacitet të reduktuar që thamë do të thotë që ne gjenerojmë humbje në çdo ditë të punës, pra nuk flitet për fitim, që do të thotë falimentim. Kjo nuk do të përkthehet në rritje të çmimit të biletave pasi ne presim nga bashkia dhe qeveria për të gjetur zgjidhjen që ky aktivitet të mbijetojë pa rënduar tek qytetarët”-shpjegoi Qoshja.

Kujtojmë se ndërprerja e aktivitetit për shkak të pandemisë, ka futur në krizë edhe sektorin e transportit, teksa disa ditë më pare, kreu i shoqatës “Transporti Kombëtar Interurban”, Kujtim Mema u shpreh se shumica e transportit ndërqytetas është me kredi dhe një e dytë shtesë do të ishte shumë e vështirë për tu shlyer.

Ai kërkoi rifillimin e aktivitetit, pasi përndryshe sektori do të shkonte drejt falimentit.

LEXO: “Jemi drejt falimentit”/ Kreu i Shoqatës së Transportit kërkon rifillimin e aktivitetit, parlajmëron rritjen e çmimit të biletës

Etiketa: koronavirusitransporti publik

Të lidhura

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik
Aktualitet

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Edhe pse KAS vendosi që votat nga Greqia duhet të numërohen në të njëjtën mënyrë si ato nga diaspora, procesi...

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit
Kryesore

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi mesditën e...

18:53 15/05/2025
Para

Rregullat e reja për kopshtet dhe çerdhet pas rihapjes në 1 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.