Dy grabitje në pak orë në Tiranë. Mësohet se një ditë më parë është vjedhur një sasi e konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë në një banesë në zonën e Freskut. Ka qenë pronarja e shtëpisë, zonja me inicialet A.M., 43 vjeçe, e cila ka bërë kallëzimin për grabitjen e ndodhur.
Ajo është shprehur se persona të paidentifikuar ka janë futur në shtëpinë e saj dhe kanë marrë një shumë parash e sende me vlerë, e më pas janë larguar. Ajo vetë nuk ka arritur të njohë asnjë prej grabitësve.
Po gjatë ditës së djeshme në zonën e Kamzës ka ndodhur një tjetër grabitje. Mësohet se një person me inicialet R.M., 34 vjeç në rrugën “Manhatan” në Kamëz ka qëlluar me grusht një tjetër person me incialet E. L., 29 vjeç dhe i ka marrë atij një shumë parash.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.05.2021, shtetesja A. M., 43 vjeçe,kallëzon se në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë i kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 13.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Manhatan”, Kamëz, për motive të dobëta, ka goditur me grusht dhe i ka marr një shumë parash shtetasit E. L., 29 vjeç.