Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Durrës/ Virozat bëhen agresive në janar, infeksionet respiratore rritje mbi 40%

08:22 13/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Virozat në këtë sezon dimri janë bërë më agresive, po krijojnë infektime, po zgjasin në kohë e për rrjedhojë po ndikojnë negativisht për përkeqësimin e shëndetit të popullatës.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numri i infeksioneve respiratorë në 5 javët e para të vitit 2025 ishte së paku 40 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur në javën e katërt të vitit 2025 që korrespondon me javën e fundit të janarit numri i personave që u raportuan me infeksione respiratore arriti në rreth 23, 400 ose 44 për qind më i lartë se në të njëjtën javë të vitit 2024.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit tregojnë se, infeksionet nga virozat shënuan një rritje të lartë përgjatë janarit dhe shkurtit 2025, me gati dyfishim të rasteve. Infeksionet respiratorë nënkuptojnë trajtim me medikamente.

Mjekët në poliklinikën e specializuar të mushkërive pohojnë se, këtë sezon gripi ka qenë agresiv duke shkaktuar në masë infeksione të rrugëve të sipërme dhe poshtme respiratorë. Të prekurit kanë shfaqur simptoma si kollë, lodhje e vazhdueshme tj.

Të sëmurët kronikë janë prekur më rëndë dhe në shumë raste është shtruar nevoja për mjekim me antibiotike dhe trajtim në spital. Kjo situatë ka krijuar ngarkesë në spitalet sidomos në klinikat pediatrike. Fëmijët dhe të moshuarit kanë qenë më të prekur. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se qyteti i Durrësit kishte numrin më të lartë të të prekurve me infeksion të rrugëve respiratorë, e ndjekur nga Tirana, Tropoja dhe Gjirokastra.

Mjekët rekomandojnë që të sëmurët kronikë dhe moshat e vjetra duhet të shmangin vend-grumbullimet për të shmangur infektimet. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.

Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.

Vaksina rekomandohet sidomos në individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç. Gjithashtu ilaçet ndaj gripit vetëm me rekomandim të mjekut mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. / Monitor

Etiketa: durresviroza

Të tjera

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...

15:31 07/02/2026
Para
Nga 1 janari 2025, profesionet e lira me më pak se 3 klientë tatohen si të punësuar

Nga 1 janari 2025, profesionet e lira me më pak se 3 klientë tatohen si të punësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.