Ditën e sotme në qytetin e Durrësit, është grabitur banesa e avokatit Edmond Sali.
Avokati ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë së qytetit bregdetar, sipas burimeve të “shqiptarja.com”, se persona të paidentifikuar i kanë grabitur kasafortën me 35 milionë lekë që kishte në banesë.
Sali ka deklaruar se nuk ka qenë në banesë në momentin që i kanë grabitur banesën, ndërsa e ka konstatuar kur është rikthyer.
Policia, menjëherë sapo ka marrë denoncimin, ka nisur hetimin e ngjarjes.
Ngjarja është kualifikuar si “vjedhje banese”. Gjatë grabitjes, nuk ka pasur asnjë thyerje të dritareve apo dyerve të banesës.
Blutë e Durrësit dyshojnë se vjedhja mund të jetë kryer nga persona të afërm të familjes. Uniformat blu thanë se këto dyshime shtohen, për shkak se autorët nuk kanë përdorur dhunë në banesë.
Banesa e avokatit që është grabitur ndodhet në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit.