Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Duam libra, jo qofte”! Hapja e “Fshatit të festave” nxit reagime të ashpra, nis fushata online kundër tij

17:58 25/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë kësaj jave u hap zyrtarisht “Fshati i festave” në Sheshin Skënderbej për të vazhduar traditën e këtyre viteve të fundit. Në shesh janë vendosur sërish shtëpizat e vogla prej druri, në të cilat biznese të ndryshme reklamojnë dhe shesin shërbime për qytetarët. “Fshati i festave” do të qëndrojë hapur deri në fillim të janarit dhe për javë të tëra aty mblidhen grumbuj njerëzish për ta vizituar.

Pavarësisht se grumbullimet janë të ndaluara për shkak të pandemisë, duket se për këtë rast nuk përbën problem. Nga ana tjetër Panairi i Librit, që ka thuajse të njëjtën formë organizimi, përjashtuar faktit që mbahet zakonisht në ambiente të hapura, është konsideruar si event i rrezikshëm për prhapjen e Covid-19. Kjo gjë ka nxitur edhe reagimin e ashpër të disa qytetarëve, të cilët nuk arrjnë të kuptojnë se si lejohet një panair i tillë, që ka në qendër ushqimet, ndërsa panairi i librit u anulua dhe do të zhvillohet online.

Fushatë online kundër “Fshatit të festave”: Duam libra, jo qofte!

“Shpërndaje!

Ne, njerëzit që lexojmë libra, nisur nga lejimi i Panairit të Produkteve të Tiranës (produkte për të mbushur barkun) dhe njëkohësisht anulimit të Panairit të Librit, anulimit me ligj të çdo forme tubimi dhe shumë aktiviteteve të tjera, edhe ecjes me standarde të dyfishta sipas interesave, nisim fushatën online #duamlibrajoqofte. Kush e ndjen veten të cunguar, të mashtruar, të ofenduar, të rrezikuar nga injoranca strategjike që po na imponohet me ngulm, le ta shpërndajë këtë status.

#duamlibrajoqofte #duamteatër #duamkulturë #libriështënevojë #joinjorancë #mbushnimendjenjobarkun #bashkiaeturpit #qeveriaemarres #injorancastrategjike”. Kjo është një deklaratë që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet nga të gjithë ata që janë kundër “Fshatit të festave”, i cili po cilësohet me ironi si “Panairi i qofteve”.

Ndër të parët që reagoi kundër kësaj çështje ishte gazetari, Enkel Demi, i cili njihet me pseudonimin Tom Kuka nga librat që ka shkruar.

“Një vend që e bën panairin e birrës për së mbari dhe panairin e librit online, besoj se të ardhmen ka me e pas me shkumë”, ka shkruar Demi në rrjete sociale.

Panairi i Librit online përhap Covid-19, ndërsa “Fshati i Festave” jo!

Ministria e Shëndetësisë e cilësoi Panairin e Librit si një event të rrezikshëm për përhapjen e koronavirusit, ndaj u vendos që ai të mbahet online. Të gjithë botuesit shqiptarëë e kanë cilësuar këtë gjë si një sfidë të madhe për ta e lexuesit dhe ende nuk ka një plan të mirëfilltë se si do të mbahet Paniri i Librit online.

Deri më tani dihet se do të ketë një platformë online për blerjen e librave dhe disa ekrane të mëdhenj nëpër kryqytet që do të pasqyrojnë eventet që do të organizohen, por gjërat nuk janë ende shumë të qarta.

Panairi i Librit do të zgjasë vetëm 4 ditë (12-15 nëntor), ndërkohë që “Fshati i Festave”, ku mblidhen mijëra njerëz çdo ditë, do të zgjasë plot dy muaj. Si ka mundësi që ky i fundit nuk është i rrezikshëm për përhapjen e Covid-19, ndërsa Panairi i Librit është? A nuk mundej që Panairi i Librit të zhvillohej në një ambient të hapur njësoj si “Fshati i festave”? Sigurisht që mundej, por rregullat në vendin tonë ndryshe shkruhen e ndryshe zbatohen kur vjen puna tek interesat e pushtetit!/Iconstyle.al.

Etiketa: Fshati i festavefushataPanairi i LibritReagimet

Të tjera

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF
Aktualitet

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Pas refuzimit të mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, opozita ka...

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja
Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, duke lënduar punonjësin e Tatimeve, Enea Busukja. Ngjarja ndodhi...

13:38 28/10/2025
Para

Parashikimi optimist/ Eksperti infeksionist amerikan: Ja kur do të jetë gati vaksina kundër Covid-19!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

Opozita kërkon hetim parlamentar për abuzimet me fondet e BE-së në bujqësi, pas raportit të OLAF

13:55 28/10/2025
Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

Atentat me tritol në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve Enea Busukja

13:38 28/10/2025
BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

BIRN: Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave mbeten sekrete

13:14 28/10/2025
14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.