Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar që të forcon masat për shkelje si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo drogës, si dhe tejkalimi I shpejtesisë. Reagimi i ministrit vjen pasi janë shtuar aksidentet me pasojë të rënda. Kujtojmë që pak ditë më parë një BMË X6 fluturoi në digën e liqenit në Tiranë.
Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se: “Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”.