Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drejtuesit politik në çdo qark, nga Berisha tek Gazmend Bardhi. Ja strategjia e PD-së

19:08 01/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ende nuk ka caktuar drejtuesit politikë sipas qarqeve, ndërkohë që Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputet ka përmbyllur procesin dhe ka përcjellë emrat e përzgjedhur prej tij në Kryesinë e PD-së.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, nuk ka dhënë shumë detaje mbi kohën se kur mund të përcaktohen drejtuesit sipas qarqeve, megjithëse çdo ditë është pyetur nga mediat në daljet publike, ku ka denoncuar situatën e rëndë që po kalon vendi si pasojë e krizës ekonomike, por edhe nga pandemia e Covid-19.

Boldneës.al ka mësuar disa nga kandidatët që mund të drejtojnë fushatën e demokratëve, edhe pse zyrtarisht vendimi mund të merret në ditët dhe javët në vijim, në varësi të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Burime nga PD shprehen se mund të ketë supriza, veçanërisht në disa nga qarqe. Kështu nga burimet mësohet se në qarkun e Beratit, si drejtues politik mund të jetë Tomorr Alizoti, anëtar i Kryesisë, i cili u votëbesua nga anëtarësia e PD-së në Tiranë si kandidat për deputet.

Genc Pollo pritet të drejtojë fushatën në Gjirokastër, atje ku për muaj me rradhë ishte Tritan Shehu, por që sipas Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve, i duhet të presë konfirmimin në listën e dytë, bashkë me 12 ish-deputetë të tjerë.

Në qarkun e Korçës është menduar të rikthehet nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i cili më parë ka qenë i angazhuar në Elbasan. Në këtë të fundit pritet të shkojë Flamur Noka, i cili drejtonte më parë qarkun e Kukësit, ndërsa së fundmi u votua nga anëtarësia në Tiranë, më konkretisht në bashkinë e Kamzës.

Enkelejd Alibeaj, i cili ka qenë i angazhuar në Fier, pritet të drejtojë fushatën në Lezhë, ku më parë ka qenë i angazhuar Aldo Bumçi.

Ndërkohë që në Tiranë janë 3 emra, Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Belind Këlliçi, pritet të caktohet edhe një tjetër emër, duke e kthyer Tiranën me 4 drejtues politikë, kjo edhe për faktin se është qarku më i madh dhe zotëron plot 36 mandate deputetësh në tërësi.


Gazmend Bardhi nga Durrësi, ku ishte projektuar si drejtues fushate, pritet të zhvendoset në Fier dhe duket se është parë si një zgjidhje për të ulur disi tensionet pas letrës që Kryesia e degës në Fier i drejtoi Lulzim Bashës, lidhur me skualifikimin nga komisioni të Luan Baçit, kreut të degës dhe ish-deputetit në këtë qark.

Ndërkohë në Shkodër, duket se surpriza do të jetë ish-Kryeministri Sali Berisha, që ndoshta mund të kryesojë edhe listën e demokratëve, në qarkun që konsiderohet bastion i së djathtës. Berisha ka lënë të hapur opsionet se ku do të kandidojë, sikundër Basha në deklaratat publike është shprehur se ai mund të kandidojë në çdo qark.

Ndërkohë që në Durrës pritet që si drejtues politik të jetë sërisht Oerd Bylykbashi, i cili në zgjedhjet e 2017 kryesonte listën e PD-së. Në diskutim mbeten qarqet e Vlorës, Kukësit, Dibrës, ndërsa shumë prej figurave qendrore të partisë më të madhe opozitare, mund të jenë në lojë për të drejtuar fushatën.

Burime nga PD shprehen se gjithçka është një listë propozimesh, jo zyrtare, e cila mund të ndryshojë në varësi edhe të preferencave të vetë emrave të propozuar, apo vendimit të Kryesisë, bazuar në organizimin që do të bëhet.

Në disa prej qarqeve nuk përjashtohet mundësia e koordinimit me emrat e partive aleate që do të jenë pjesë e listës njëemërore të PD-së, bazuar kjo në marrëveshjet që do të realizohen në përputhje me Kodin e ri Zgjedhor./Bold/GazetaReforma.com/

Etiketa: 25prillBardhiberishapdzgjedhje

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para

Ami dhe Ermali surprizojnë Arbanën e Eduartin, ju dërgojnë dhuratën më të veçantë në shtëpi për lindjen e Diellit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.