Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drejt mbylljes së pashpallur, Kryeministri paralajmëron: Shihni Francën…

20:37 03/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Rama deklaroi sot po bëhet e pamundura që të mos ketë një mbyllje të dytë për Shqipërinë, por -shtoi ai,-asgjë nuk është e paparashikuar. Ndërsa një ditë më parë ministrja e Financave tha se projektbuxheti nuk e parashikon një situatë të tillë, që sipas saj, do të ishte katastrofë për ekonominë.

Çfarë pritët të ndodhë, duke marrë për bazë këto dy deklarata? Mbyllja e dytë do të jetë gjysmë e pashpallur, me qëllim që të minimizohen detyrimet e Buxhetit ndaj biznesit dhe qytetarëve.

Rritja e numrave

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se testimet e raportuara në 24 orë janë vetëm teste të kryera në shtet, teksa ka lajmëruar se shumë shpejt do të hynë në bisedime për teste të shpejta.

“Rritja e numrave ishte e parashikuar, kemi një strategji që është e shkruar e zeza me të bardhë. Ne po bëjmë gjithçka dhe askush tjetër dhe askund s’po bën më shumë. Është fatkeqësi e madhe që një parti që pretendon se do bëhet shumicë, siç ka pretenduar prej vitesh dhe që do qeverisë vendin pas 25 qershorit, siç e tha Basha në dilemën e tij me shifrave dhe që përsërit çdo ditë që spitalet janë në kolaps, se nuk po bëhen teste, që përsërit çdo ditë duhet bërë kjo apo ajo, a thua së është autorizuar me një mandat eksperti është shumë e dëmshme, janë larg nga të qenurit në kolaps. Nuk i numërojmë testet që bëhen në privat, përveç se pozitivet që përfshihet në bilancit, janë vetëm ato të bëra në institucionet publik dhe ne nuk kemi teste të shpejta, jo sepse nuk i gjenim dot, por sepse është parë e arsyeshme që të testohet vetëm me PCR, testimet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces. Në vendet e tjera, një pesë e madhe e testeve janë teste të shpejta, dhe ky nuk është justifikim, unë thjesht bëja atë që sugjerojnë ekspertët dhe kam besim absolut te ata njerëz”, deklaroi Rama.

Aktualisht në vend kryhen rreth 1,260 testime, shumë larg larg standardit të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për numrin e testimeve që duhet të kryhen nga vendet e BE-së.

Universitetet nuk do të hapen

Duke folur për universitet, Rama u shpreh se “Kjo situatë është situatë lufte, dhe nuk mund të planifikosh në plan afatgjatë dhe nuk vjen si rezultat i dëshirës, por i studimit përditë të kurbës dhe në të gjithë vendet, sot që flasim, rreth e rrotull bëhet online, ne nuk e kemi ndaluar mësimin, por që mësimi do të bëhet në distancë. të rinjtë transmetojnë COVID-in, se shumica janë asimptomatik dhe se nuk janë të prirur të respektojnë rregullat dhe marrin qafë njerëzit më vulnerabël në familje dhe natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do të vijnë në konvikt ose do ju kthehen, se nuk është hotel privat nuk ka asnjë problem, por ajo që është e sigurt që nuk po bëjmë asgjë të veçantë nga sa bëjnë të tjerë. Të gjithë punojmë duke hedhur çdo ditë nga një hap, shikoni Francën”.

Ministrja: S’ka plan B

Në Komisionin e Ekonomisë, ku diskutohet projektbuxheti për vitin 2021, ministres Anila Denaj iu bë pyetja: “A keni një draft B nëse mund të kemi një mbyllje ekonomike të shpejtë?”, nga deputetja e opozitës Edlira Hyseni.

“Rreziku më i madh fiskal do të ishte zgjatja në kohë e pandemisë. Buxheti është përgatitur jo për një situatë emergjente dhe një situatë e vështirë me pandeminë do të cenonte rritjen e të ardhurave. Ky risk ne vlerësojmë se mund të materializohet në vlerën e 10-12 miliardë lekë nga totali i rritur me mbi 40 miliardë lekë i të ardhurave”, deklaroi ministrja Denaj.

Më tej Denaj shtoi se ka vetëm një zgjidhje, ngrirja e shpenzimeve buxhetore në disa sektorë.

“Ky skenar do të ishte shumë mirë të mos formalizohej asnjëherë pasi për ekonominë tonë do të ishte dramatik, dhe është e nevojshme që ne të mendojmë se cilat janë ato shpenzime buxhetore që ne mund ti ngrinim në mënyrë të menjëhershme, ti pezullojmë për disa kohë që të siguronim një balancë makro-ekonomike”, tha Denaj.

Projektbuxheti nuk është i përgatitur për një situatë emergjente. Megjithatë ministrja Denaj ka prezantuar në komision lehtësirat fiskale të ndërmarra për të mbështetur biznesin në vend, përfshirë shtyrjen e deklarimeve tatimore apo shtyrjen e pagesave të detyrimeve, apo rritja e pagës minimale nga 1 janari. Këtë të fundit, ajo e kushtëzoi me pandeminë. Nëse do të kemi mbyllje të dytë, ky objektiv rrrezikohet të mos realizohet,  deklaroi ministrja.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: covidmbylljepandemia

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Vajzat e Vllaznisë kalojnë në raundin tjetër, Duka:"Jemi krenar për ju”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.