Gazetari Julian Hoxhaj foli për dosjen e famshme “5D” të kallëzuar në SPAK, e cila përfshin drejtorët kryesorë të Bashkisë Tiranë.
Hoxhaj tha se Erion Veliaj ndryshoi administratën e bashkisë sapo u vendos të krye të saj. Ai deklaroi se asokohe u krijuan disa kompani që fituan tendera pa asnjë eksperiencë, mes të cilave ishte edhe ajo “5D”.
Sipas tij, pas kësaj kompanie fshihen zyrtarë të Erion Veliajt, të cilët ka përfituar tendera publikë nga bashkia Tiranë, por janë bërë edhe investitorë strategjike.
Dosja “5D”, akti i dytë/ Si u bë bukëpjekësi i Mariglen Qatos aksioneri kryesor
Gazetari denoncoi në një intervistë me Edvin Parrucën se “5D” u krijua në vitin 2016 dhe pronarët e saj të vërtetë janë të fshehur, pasi kanë përdorur njerëz të tjerë për t’u kamufluar.
Ai theksoi se kryebashkiaku Veliaj i ka dhënë tendera deri në 30 milionë euro kësaj kompanie.
“Bashkia e Tiranës është një institucion që menaxhon çdo vit rreth 300-milionë euro buxhet dhe më pas këto para shpërndahen një pjesë për investime dhe një pjesë tjetër sigurisht për shpenzime operative, për paga etj. Kur vjen puna te investimet dhe shpenzimet, sigurisht paratë ndahen me tendera publike dhe u jepen kompanive të ndryshme për të bërë punë publike.
Dosja “5D”, akti i dytë/ Si u bë bukëpjekësi i Mariglen Qatos aksioneri kryesor
Por me ardhjen e Veliaj në krye të bashkisë u emëruan disa zyrtarë në pozicionë kyçë, siç ishin Mariglen Qato, Redi Molla, Elin Tivari apo personazhe të tjerë të cilët shkuan për të drejtuar institucione si ujësjellësi, IKMT-ja etj.
Dhe çfarë ndodhi, menjëherë sapo nisi punën administrata e re e bashkisë Tiranës u krijuan dhe kompani të cilat shumë shpejt, pa asnjë lloj eksperience, pa asnjë lloj historiku në CV e tyre profesionale u bënë fituese kryesore të tenderave. Dhe gjatë këtyre viteve këto kompani kanë marrë pjesën dërrmuese të tenderave për punë publike të kryera nga Bashkia e Tiranës.
Dosja “5D” në pesë akte/ Drejtorët e Veliajt, chartera nga Podgorica
Dhe një nga këto kompani është edhe kompania 5D Konstruksion. Kjo kompani ka marrë vëmendje gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar kur kandidati i opozitës në atë kohë, Belind Këlliçi, bëri disa denoncime.
Këta zyrtarë të bashkisë jo vetëm kanë përfituar tendera publikë nga bashkia Tiranë, por janë bërë edhe investitorë strategjike, siç është ndërtimi i një hoteli në Durrës.
“Kjo kompani u krijua në vitin 2016 dhe në pak vite ajo bëhet një nga kompanitë kryesore që Erion Veliaj i jep tendera deri në 30-milionë euro. Këta njerëz janë përdorur për t’u kamufluar pronarët e vërtetë të kësaj kompanie dhe shumë kompanivë të tjera të ngjashme.
Ky është vetëm një rast por nuk është i fundit. Vetëm pak ditë më parë u bë pezullimi nga detyra i prefektes së Fierit së bashku me 6 ish-vartës së saj në bashkinë e Patosit.
Është e njëjta skemë si ajo e 5D, është krijuar një kompani e cila ka marrë të gjitha tenderat e bashkisë Patos. Dhe kjo kompani ka marrë tenderat kryesore,i ka marrë tenderat pa garë edhe kur nuk i plotësonte kushtet.
Kjo skemë është përdorur në të gjitha bashkitë ku qeveris PS-aj. Krijohen kompani me pronar të fshehur dhe marrin të gjitha tenderat publike. Rasti i Patosit është flagran pasi janë marrë paratë, siç ka raportuar edhe Syri, dhe rruga nuk është bërë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me 5D Konstuksion, ku kjo kompani nuk i ka marrë e vetme tenderat, por ka përdër mënyrën e delegimit. Pra kompania ka të sigurtë fitimin e tenderit për shkak të lidhjeve dhe më pas e delegon në të tjera kompani pasi vetë nuk ka kapacitete të kryejë punë.”, theksoi gazetari./ CNA