Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja 5D/ Dëshmon ekonomistja: Kam dërguar e-maile me dokumente financiare me urdhër të administratorit

12:00 24/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pranvera Shahinasi ka dhënë dëshminë e saj para organeve të drejtësisë në lidhje me hetimet për dosjen “5D”.

Ajo ka treguar se ka punuar si ekonomiste në sektorin e financës në kompaninë “Igor Elektrik” gjatë periudhës 2016-2019, fillimisht nën drejtimin e administratorit Eduart Meta, dhe më pas nën atë të Nestor Muhametllarit, i cili zëvendësoi Metën.

Shahinasi ka sqaruar se detyrat në punë ia caktonte drejtuesi dhe nuk ka pasur përgjegjësi për arkën apo menaxhimin e parasë në kompani.

Lidhur me dokumentet që përmbanin përshkrimin “honorar”, ajo nuk e ka pasur të qartë përmbajtjen e tyre, duke shpjeguar se mund të jenë pagesa për shërbime të ndryshme. Gjithashtu, Shahinasi ka përmendur emrin e Mariglen Qatos, të cilin e njeh si person që ka frekuentuar zyrat e kompanisë dhe ka pasur kontakte me administratorin.

Në disa raste, me kërkesë të administratorit, ajo ka dërguar dokumente financiare përmes e-mailit, përfshirë edhe një listë përmbledhëse me informacion financiar që i është dërguar Qatos.

Në dëshminë e saj, Shahinasi tregon se “detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Më pas u ndërrua me Nestor Muhametllari. Unë kam aplikuar në faqet e punësimit. Nestorin e pata parë edhe me herët në shoqëri. Kur vinte ai takonte administratorin Meta. Ne merreshim me punime elektrike, kryesisht. Ne mbanim mandat pagesa ne shoqëri. I firmoste edhe administratori. Para cash në zyrë unë nuk kam mbajtur. Pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumente me përshkrimin ‘honorar’ nuk është se mbaj mend. Ka kaluar edhe shumë kohë. Më kanë pyetur për këtë edhe më herët në prokurori. Po, e kam parë në dokumente të shoqërisë. Mund të kenë qenë lekë që mund të jenë dhënë për dikë. Ishin pagesa për shërbime. Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte takonte administratorin. Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi. E-mailin e shoqërisë e ka përdorur me herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste. Kur më kanë dhanë direksione për të dërguar maile e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos. Kur më thoshte administratori këtë informacion do ia dërgosh filan personi e dërgoja.”

Dosja “5D” u bë objekt i hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila më 2 korrik 2024 i komunikoi akuzat për “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” ndaj Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i është ngarkuar akuza për “shkelje të barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në mars të vitit të kaluar, duke marrë masën e “arrestit në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë u vu nën “detyrim paraqitje”, mes tyre Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhametllari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Mariglen Qato dhe Redian Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila në periudhën 2016-2022 ka fituar 11 tendera pranë bashkisë, duke operuar me emra të ndryshëm si “Igor Electric” dhe “Vas Construction”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e të gjitha detajeve të kësaj çështjeje.

Etiketa: dosja 5DEduart Metamariglen qatoNestor MuhametllariPranvera Shahinasi

Të tjera

Pas specave, Kroacia kap ngarkesën e dytë me krem pistachio të kontaminuar nga Shqipëria
Aktualitet

Pas specave, Kroacia kap ngarkesën e dytë me krem pistachio të kontaminuar nga Shqipëria

Vetëm pak ditë pas bllokimit të një sasie specash nga Divjaka, autoritetet kroate kanë ndaluar sërish një tjetër produkt shqiptar...

18:30 05/10/2025
Përplasi 9 makina duke tentuar t’i ikte policisë në Sauk, 31-vjeçari me armë në makinë arrestohet pas ndjekjes intensive
Aktualitet

Përplasi 9 makina duke tentuar t’i ikte policisë në Sauk, 31-vjeçari me armë në makinë arrestohet pas ndjekjes intensive

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë në zonën e Saukut, ku një 31-vjeçar me precedent penal shkaktoi kaos në...

16:17 05/10/2025
Para
Vrau vëllain dhe kunatën në vitin 2022, Prokuroria e Tiranës kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin

Vrau vëllain dhe kunatën në vitin 2022, Prokuroria e Tiranës kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas specave, Kroacia kap ngarkesën e dytë me krem pistachio të kontaminuar nga Shqipëria

Pas specave, Kroacia kap ngarkesën e dytë me krem pistachio të kontaminuar nga Shqipëria

18:30 05/10/2025
Përplasi 9 makina duke tentuar t’i ikte policisë në Sauk, 31-vjeçari me armë në makinë arrestohet pas ndjekjes intensive

Përplasi 9 makina duke tentuar t’i ikte policisë në Sauk, 31-vjeçari me armë në makinë arrestohet pas ndjekjes intensive

16:17 05/10/2025
Opozita nuk po kërkon një kandidat që të fitojë Tiranën, por një “kokë turku” që të justifikojë humbjen

Opozita nuk po kërkon një kandidat që të fitojë Tiranën, por një “kokë turku” që të justifikojë humbjen

11:37 05/10/2025
Procedohet nëna e 13-vjeçares që u hodh nga pallati në Korçë, akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”

Procedohet nëna e 13-vjeçares që u hodh nga pallati në Korçë, akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”

11:09 05/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.