Ditën e sotme është larguar nga detyra kryeinspektorja e Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, pas rreth 18 muajsh në këtë funksion.
Bici ishte riemëruar në krye të IKMT-së në korrik të vitit 2024, pas një periudhe të shkurtër në drejtimin e Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Në krye të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi, i cili më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit në Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për pozicionin e radhës të Dallëndyshe Bicit. Gjatë 12 viteve të mazhorancës aktuale, ajo ka mbajtur disa poste. Në periudhën 2013–2014 ka shërbyer si drejtoreshë e Inspektimit Juridik pranë INUK, sot IKMT. Më pas, nga gushti 2014 deri në mars 2023, ka qenë kryeinspektore e IKMT-së. Nga marsi 2023 deri në korrik 2024 ajo drejtoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën, i cili më pas u emërua ministër i Brendshëm dhe aktualisht është deputet.
Në vendin e saj në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, i cili konsiderohet një nga figurat e mazhorancës. Ai ka qenë fillimisht administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më pas drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.







