Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Don Kishoti i ri i qeverisë: Erion Braçe, avokati i kotë i Thoma Gëllçit

18:52 28/02/2025
Reading Time: 4 min lexim

Mullirit të erës i ka dalë kalorësi i ri. Erion Braçe, specialisti i indinjimit selektiv, ka nxjerrë shpatën për të mbrojtur “viktimën” e radhës – Thoma Gëllçin, njeriun që e ktheu RTSH-në në pronë private. Statuset e gjata dhe patetike të Braçes në Facebook janë bërë rituali i tij i preferuar, por kësaj here nuk mund të fshehë kënetën e korrupsionit që po mbron.

Thoma Gëllçi: ish-drejtor i RTSH-së, i akuzuar dhe dënuar për shpërdorim detyre. Një njeri i cili ka përdorur institucionin publik si plaçkë personale për vite me radhë. Gëllçi është kthyer në viktimën e preferuar të Braçes.

Kur Don Kishoti ynë i vjetër i PS-së filloi betejën e tij të zakonshme me mullirin e erës, ai “harroi” me qëllim të përmendë shumë detaje thelbësore. Ai foli për një “oligark” të paemeruar që gjoja donte të “grabiste RTSH-në”. Por kjo akuzë e hedhur në ajër fsheh dy probleme madhore që tregojnë natyrën manipuluese të Braçes.

Kalorësi ynë pa kalorësi është kaq trim, sa nuk thotë dot emra. Kaq transparente është “ndërgjegjja e mazhorancës” sa fshihet pas akuzave të mjegullta. Por loja e tij ka një problem logjik: shefi i tij, Edi Rama, ka deklaruar solemnisht se “në Shqipëri nuk ekzistojnë oligarkët”.

Ja pra ku një nga radhët e qeverisë sapo pranoi ekzistencën e oligarkisë që kontrollon vendin – por vetëm kur i duhet për të mbrojtur miqtë e tij!

Në fakt, vendimi i Strasburgut nuk e ka shpallur kurrë Gëllçin të pafajshëm. Strasburgu thjesht vlerësoi se koha në paraburgim ishte e tepruar – një çështje procedure, jo substance.

Madje, gjykata evropiane, duke lexuar vendimin origjinal, i jep të drejtën SPAK-ut dhe GJKKO-së për arrestimin fillestar, duke i akorduar Gëllçit thjesht një kompensim monetar simbolik. Pra, në thelb, Strasburgu legjitimon punën e SPAK-ut, ndërsa Braçe përpiqet ta paraqesë si triumf të drejtësisë.

Por çfarë drejtësie kërkon Braçe për një njeri si Thoma Gëllçi? Mjafton të përmendim vetëm disa pika nga dosja e tij:

Festivali i 58-të i RTSH-së – 41.882.550 lekë të reja u zhdukën pa asnjë shpjegim. Asnjë transparencë, asnjë përgjigje për qytetarët që paguan taksat.

Ndërsa për ndeshjet e UEFA Champions League, Gëllçi përdori 3.2 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve për të transmetuar vetëm 18 ndeshje futbolli! Ndërkohë që Gëllçi e paraqiti këtë si një dhuratë për publikun, në realitet ishte vjedhje publike në dritën e diellit.

Më pas vjen tenderi prej 400 milionë lekësh për arkivën e televizionit. Sërish një kompani me pronarë miqtë e tij fitoi duke ofruar 99.7% të fondit limit – praktikisht duke mos pasur asnjë konkurrent real.

Dhe nuk duhet harruar skandali që e futi në burg: tenderi 86 milionë lekësh për pajisjet e RTSH Agro. Edhe këtu Gëllçi favorizoi kompaninë “TBS 96”, edhe pse kjo kishte një ofertë 20 milionë lekë më të lartë se konkurrentja “EURO KONTAKT”.

“Shkelmin e parë” Gëllçi e mori nga Gent Prizreni, pronari i “EURO KONTAKT” dhe kunati i oligarkut Samir Mane. Ishte denoncimi i Prizrenit në tetor 2021 që hapi derën e SPAK për Gëllçin.

Prizreni u irritua kur kompania e tij humbi tenderin përballë “TBS 96”, një kompani që sipas KLSH nuk i plotësonte kriteret për të marrë pjesë në tender, por që megjithatë u favorizua edhe pse kishte një ofertë 20 milionë lekë më të lartë.

Gëllçi u arrestua më 8 tetor 2021 dhe gjykata e la në burg më 11 tetor 2021, bashkë me tre ish-vartësit e tij. Por në gusht 2022, Gëllçi u lirua nga burgu pasi GJKKO pranoi kërkesën e avokatit të tij me arsyetimin se i kishin mbaruar afatet e dënimit. Çështja ndaj tij do të zhvillohej në apel, ku Gëllçi kërkonte pafajësi.

Por kjo nuk është e gjitha. Hipoteza që duhet hedhur me forcë është se oligarku i vërtetë që Braçe refuzon të përmendë është me siguri Aleksandër Frangaj. Nuk është rastësi që Gëllçi i “grabiti” TV Klan-it të drejtat ekskluzive të Champions League dhe Kampionatit Botëror.

Pas kësaj “tradhtie” mediatike, Gëllçi duket se filloi të tërheqë vëmendjen e strukturave të drejtësisë. Marrëdhëniet e acaruara me njërin nga njerëzit më të fuqishëm të medias shqiptare mund të kenë qenë katalizatori që solli rrëzimin e ish-drejtorit të RTSH-së.

SPAK-u duhet të hetojë të gjitha fijet e kësaj historie të errët. Duhet të zbulojë lidhjet mes Gëllçit dhe “oligarkëve” që herë dalin e herë zhduken nga skenat politike sipas nevojave të momentit.

Pse Erion Braçe, një deputet i Partisë Socialiste që pretendon të jetë “ndërgjegjja kritike” e mazhorancës, mbron një figurë si Thoma Gëllçi? Ku është burimi i këtij altruizmi të papritur? Çfarë lidhjesh të fshehta ekzistojnë mes tyre?

SPAK duhet të tregojë se nuk bie pre e presioneve politike. Thoma Gëllçi duhet të përgjigjet për të gjitha abuzimet e tij, në vend që të bëhet “kalë beteje” për politikanët!

/gazetareforma.com

Etiketa: aleksander frangajErion Bracegent prizrenireformaeditorialSamir ManeSPAKthoma gellci

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 1 Mars 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.