Ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion në fshatin Kishaj të Hasit për gjetjen e një personi të moshës rreth 28 vjeç, Ajet Lleshi, nga Kukësi.
Banorët e zonës kanë konfirmuar se ai ishte nisur për gjueti, por nuk është kthyer.
Para se të humbiste kontaktet, Lleshi ka njoftuar babain e tij, duke i thënë se nuk mund të kthehej dhe kishte kërkuar ndihmë. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për ta gjetur atë.