Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dokumenti/ Këlliçi padit në SPAK drejtorin e IMT Maringlen Qato, ja akuzat e renditura

17:31 09/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka paditur në SPAK, drejtorin e Erion Veliajt, Mariglen Qato. Ky i fundit në konflikt interesi, ka punësuar njerëzit e tij të afër në bashki, ndërsa ka krijuar edhe një firmë ndërtimi, duke përfituar miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga SYRI.net, mësohet se Këlliçi e ka akuzuar Qaton për 10 akuza. Akuzat për të cilat është paditur drejtori i IMT-së së bashkisë Tiranë, Mariglen Qato në SPAK janë:

‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’,

‘shpërdorim detyre’,

‘përfitim i paligjshëm i interesave’,

‘fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’,

‘shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’,

‘pastrim i produkteve penale’,

‘përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale, ose veprimtaria kriminale’,

‘Moskallëxim krimi’,

‘Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’,

‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

Padia është dorëzuar një ditë më parë në SPAK dhe BKH.

Denoncimi i pak ditëve më parë nga Belind Këlliçi:

Këtë denoncim të radhës që unë do të bëj për krahun e djathtë të kryetarit të bashkisë Tiranë, për Mariglen Qaton  të cilin unë e kam përmendur pak ditë më parë. Ky individ I cili sot është drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit nga viti 2018 e në vijim, në vitin 2016 deri në vitin 2018 ka shërbyer si drejtues në UKT.

Përmes të afërmve të tij, pra tregojmë fillimisht lidhjet nepotike Elisabeta Cjapi, ky zotëri kontrollon financat e UKT-së sot që flasim. Një të afërm tjetër Taulant Cjapin e ka punonjës në bashkinë qendrore dhe të vëllain e tij e ka po punonjës në bashkinë qendrore.

Ndërkohë Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt I ka ndërruar 3 emrin.

Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH.

Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro.

Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro.

Ajo që dua të flas nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjen e fondeve dhe taksave dhe lënien mënjanë të qytetarëve dhe lënien pa ujë të qytetit të Tiranës se këtë e vuajnë të gjithë qytetarët, por me faktin që makutëria e  këtyre nuk njeh limite.

Sot, këta jo vetëm që marrin tendera, por këta drejtues të administratës publike na janë bërë edhe biznesmenë të mëdhenj të ndërtimit dhe të betonizimit të Tiranës.

Kjo është një nga lejet që ka marrë Mariglen qato në dtë 5 Prill 2022 për ndërtimin e kësaj godine banimi dhe shërbimi në qytetin e Tiranës. kalojmë te leja e radhës, në datë 2 Shkurt 2021 po kompania ‘5D’ ka marrë këtë leje për një godinë tjetër banimi.

Kalojmë te leja tjetër e radhës, në datë 8 Nëntor 2022 ka marrë lejen e ndrtimit për këët godinë banimi dhe ndërkohë dua të ndalem te ‘qershia mbi tortë’ është ky hotel me vlerën 15 milionë euro, vetëm një seknodë me vëmenjde ju lutem, 15 milionë euro me sipërmarrës ‘Mediterrinan Investment Group’ dhe subject ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, ‘5D’ të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë ata janë punonjës të ‘Tirana DC’ dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro.

Kjo është arsyeja se përse me 14 Maj ky model do të marrë fund dhe Belind Këlliçi do të fillojë luftën pa as edhe një tolerancë dhe pa asnjë kod etike ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Ndaj të dashur qytetarë ndryshimi është në duart tuaja.

Të tjera

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Të premten, më 8 gusht, skadon afati i masës së përkohshme që Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur lidhur me...

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu
Aktualitet

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke me bimësi dhe pemë frutore në fshatin...

09:18 08/08/2025
Para
Dënimi me vdekje, ‘bota’ del kundër vendimit të Iranit

Dënimi me vdekje, 'bota' del kundër vendimit të Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

09:18 08/08/2025
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

08:59 08/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

08:44 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.