Ditën e djeshme u njoftua se Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha do të paraqiteshin pranë SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi kishte sot ditën për tu paraqitur në senacën gjyqësore, ndërsa Berisha nesër.
Por, njoftohet se është shtyrë marrja në pyetje e tyre, pasi shkak është bërë mosprezenca e avokatëve të tyre mbrojtës.
Përmes një shkrese zyrtare, ata i kërkuan SPAK-ut që të shtyhet seanca e Malltezit dhe Berishëspasi ishte e pamundur që të merrin pjesë, ndërsa theksuan se edhe atyre iu nevojitet kohë për të rishikuar dokumentat.
Kujtojmë se si Malltezi si Berisha ndodhen në “arrest shtëpie” pasi akuzohen për korrupsion për dosjen Partizani.