Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Do ta marrim, por s’do ta mbajmë!”/ Plani i Netanyahut për Gazën ndez tensione

13:57 08/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Kabineti i Sigurisë në Izrael ka miratuar planin e propozuar nga Kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas të cilit ushtria izraelite do të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, si pjesë e një strategjie për “shkatërrimin” e Hamasit në këtë enklavë të rrënuar nga lufta.

Plani parashikon që, paralelisht me operacionet ushtarake, të shpërndahen ndihma humanitare për popullsinë civile në zonat jashtë vijave të frontit.

I vendosur nën trysni të fortë, si në planin e brendshëm ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtarë për të ndaluar ofensivën dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gaza, Netanyahu deklaroi se Izraeli synon të ushtrojë kontroll të plotë mbi territorin, por pa synuar ta qeverisë atë.

“Qëllimi është krijimi i një perimetri sigurie, e më pas dorëzimi i administrimit të Gazës tek forca arabe që mund ta qeverisin pa rrezikuar sigurinë tonë dhe duke u ofruar palestinezëve një jetë më të mirë. Diçka e tillë nuk mund të ndodhë me Hamasin në fuqi,” u shpreh Netanyahu.

Ndërkohë, analizat e brendshme dhe raportimet nga Instituti Izraelit për Studime të Sigurisë Kombëtare sugjerojnë se operacioni do të zhvillohet me faza: fillimisht do të merret kontrolli në veri të Gazës, për të vazhduar më tej në jug. Operacioni pritet të angazhojë rreth pesë divizione ushtarake dhe mbi 50 mijë trupa, ndërsa zgjatja e tij parashikohet të jetë pesëmujore me një kosto ditore prej 18 milionë eurosh.

Në këtë klimë tensioni, janë shtuar shqetësimet për sigurinë e pengjeve që ndodhen ende në territorin palestinez. Zërat kritikë paralajmërojnë se ky plan mund të përbëjë një hap drejt aneksimit të Gazës, me pasoja që shkojnë përtej ushtarakeve: ndërtimi i kampeve humanitare, emigrim të detyruar dhe, sipas disa komentuesve jetësimi i të ashtuquajturës “Rivierë Trump”, si pjesë e një projekti për zgjerimin territorial të Izraelit.

Ndërsa kabineti i sigurisë diskutonte planet për ofensivën, qindra protestues u mblodhën para zyrës së kryeministrit në Tel Aviv, duke kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.

Etiketa: Benjamin NetanyahugazaIzrael

Të tjera

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë
Aktualitet

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

Gëzimi i kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e tij në të ashtuquajturin “Bord i Paqes” u paraqit si një ngjarje...

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku
Aktualitet

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26 vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i dyshuar si shkaktari...

14:06 17/01/2026
Para
Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është “kriminel”

Në emër të rendit publik të Kodit të Ri penal: Kush proteston, është "kriminel"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

14:06 17/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

13:39 17/01/2026
Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë

Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë

22:27 16/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.