Ish-kryeministri Sali Berisha doli nga banesa e tij sot për t’u paraqitur më pas në SPAK. Tek dera e pallatit e prisnin gazetarët, të cilëve iu tha se:“Beteja vijon! Beteja pa kthim vazhdon!”
Sali Berisha dhe JamarbërMalltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.
Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.