Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Do bëjmë terror, thikën në fyt”, dëshmitë e vrasësve të 15 vjeçarit

21:19 12/12/2024
Reading Time: 3 min lexim

Emisioni investigativ Fiks Fare trajtoi për disa ditë rastin e vrasjes së 15-vjeçarit Fatjon Bici, ngjarje që ndodhi në maj të vitit 2023 në qytetin e Gramshit.

Familjarët e viktimës, përfshirë prindërit e tij, iu drejtuan emisionit për ndihmë, pasi dy nga autorët e dyshuar të krimit ishin liruar nga burgu.

Kjo ndodhi pa asnjë shpjegim për familjen, e cila vazhdon të kërkojë drejtësi për humbjen e djalit të tyre.

Emisioni Fiks Fare u interesua pranë Policisë së Gramshit dhe mësoi se lirimi i dy autorëve të dyshuar ishte urdhëruar nga gjykata, duke përcaktuar për ta masën e arrestit shtëpiak.

Gjithashtu, disa ditë më parë, emisioni kontaktoi me Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u sqarua se vendimi për lirimin ishte marrë për shkak të zvarritjeve të procesit hetimor dhe gjyqësor nga Prokuroria dhe Gjykata e Elbasanit.

Autorët kishin kaluar më shumë se 18 muaj në paraburgim, dhe sipas ligjit, nuk mund të mbaheshin më gjatë në qeli pa një vendim përfundimtar.

Megjithatë, sot, më 12 dhjetor 2024, gjatë seancës së radhës, pas ndërhyrjes së Fiks Fare, Apeli vendosi rikthimin e tyre në qeli, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Elbasanit.

Dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes, mes të cilëve edhe Ergi Karaj, i cili ishte dënuar me 27 vite burg, por përfitoi ulje dënimi në 18 vite pas një gjykimi të shkurtuar është lënë në arrest shtëpiak.

Familjarët e viktimës mësuan për këtë vendim përmes banorëve të Gramshit, ndërsa më pas e konfirmuan nga shefi i komisariatit, i cili u informoi se Karaj ndodhej në shtëpi nën masën e arrestit shtëpiak.

Duke ndjerë se drejtësia nuk është vendosur, familja e të ndjerit kërkon burgosjen e autorëve pa përfitime nga gjykimi i shkurtuar dhe zbatimin e një procesi të drejtë dhe të plotë penal.

“Nuk ka shtet, ata duhet të jenë në burg, “djali im është në dhe’, kush do mendojë për atë. Po luajnë me gjakun e djalit tim” thotë mës lotësh nëna e viktimës Afërdita Bici.

Pas ankesës, familjarët e viktimës shkojnë në Komisariatin e Policisë në Gramsh, ku kërkojnë të takojnë Shefin e Komisariatit, por nuk është dhe bisedojnë me punonjës të tjerë.

Punonjësi i policisë u thotë familjarëve se “këtu s’ka drejtësi, s’ka gjykatë dhe askujt mos t’i bjerë”. Ai shton se autorët e çuan në Apel dhe krijuan atje një boshllëk dhe tani janë në arrest shtëpie.

“Ne na krijojnë probleme që të ruajmë kriminelin dhe të rrinë në qeli. Edhe ne jemi prindër dhe themi ça bëhet kështu. Ai duhet të jetë me burgim të përjetshëm” u thotë polici familjarëve.

Fiks Fare ka siguruar dosjen hetimore dhe gjyqësore të vrasjes së 15 vjeçarit. Në dosje autorët flasin në aplikacionet “Tik Tok” dhe “Snap Chat” se “do të bëjmë terror”.

Madje, ata blejnë në internet thika dhe doreza në qytetin e Gramshit, pavarësisht se janë të mitur.

Ata kanë dëshmuar se e kanë qëlluar disa herë, objektivi ishte personi tjetër po viktima u doli përpara. Tregojnë se janë zënë në rrjete sociale me njëri-tjetrin janë sharë dhe ofenduar

“E goditën Ergin në fytyrë dhe atëherë Ergi kishte në dorën e djathtë thikën me buton e goditi në kurriz me thikë. Kur na kapi policia, Ergi e hodhi thikën e gjakosur” ka dëshmuar njëri prej tyre.

Në dosje jepen detaje nga këqyrja e telefonëve të autorëve, ku në telefonin e Orgitos janë 7 foto ku përmenden blerje dorezash. Në “Tik Tok” vërehen biseda me përdoruesin Rudolf ku përmendet nga Orgito “nesër do shohësh terror, shihe. Nesër do e shohësh”.

Madje në biseda në “Tik Tok” jepen detaje se çfarë do të bëjnë, madje të autorit Ergi Karaj me doreza të boksit, biseda me Orgito që pranon se ka thikë dhe komenton se “thikën në fyt”, “thikën në bark”.

Etiketa: 18 vite burgDrejtësiErgi Karajfamiljaret e viktimesgjykim i shkurtuarGramshviktimë

Të lidhura

EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima, autori dyshohet se u largua në këmbë
Aktualitet

Kultivuan kanabis dhe posedonin armë zjarri, në pranga dy vëllezër në Fier

Dy vëllezër janë arrestuar në Fier si rezultat i një operacioni policor të zhvilluar në fshatin Ngjeqar, ku u zbuluan...

10:19 05/06/2025
Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë
Aktualitet

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) konstatoi një “përkeqësim të thellë” të të drejtave të punëtorëve në indeksin e saj vjetor...

10:03 05/06/2025
Para
Rezultonte i zhdukur që në vitin 2012, gjendet shqiptari në burgjet e Assadit

Rezultonte i zhdukur që në vitin 2012, gjendet shqiptari në burgjet e Assadit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima, autori dyshohet se u largua në këmbë

Kultivuan kanabis dhe posedonin armë zjarri, në pranga dy vëllezër në Fier

10:19 05/06/2025
Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

10:03 05/06/2025
I jep fund jetës me armën e shërbimit punonjësi i Gardës

I jep fund jetës me armën e shërbimit punonjësi i Gardës

09:49 05/06/2025
“Fëmija 2 vjeç duhet të thotë të paktën 50 fjalë”/ Logopedi tregon kur është koha për konsultë

“Fëmija 2 vjeç duhet të thotë të paktën 50 fjalë”/ Logopedi tregon kur është koha për konsultë

09:31 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.