Ditën e djeshme, hartës së të infektuarve me koronavirus iu shtua edhe qyteti i Pogradecit.
E ndërsa ditën e sotme, mësohet se në këtë qytet janë shtuar katër raste të reja poztive me koronavirus.
Sipas “Balkanweb”, mësohet se dy prej të prekurve janë infermiere të Konsultores së fëmijëve dhe dy të tjerë, kontakte të afërta të tyre.
Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 53 raste të reja në vendin tonë.