Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Djali i vogël i Azem Hajdarit flet për herë të parë! Nga kujtimi i veçantë nga babai te kritikat ndaj Rudinës

16:55 07/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Azem Hajdari, djali i vogël i Azem Hajdrit (mban emrin e të atit) ka folur së fundmi  për herë të parë në një intervistë ekskluzive për Abc News mbi jetën, politikën, familjen dhe kujtimin për të atin të konsideruar si “pishtari i demokracisë”.

Ai është 22 vjeç dhe lindi pikërisht pak muaj pas ndarjes nga jeta të babait të tij, të cilin ndonëse nuk pati mundësi ta njihte, e quan një nga frymëzimet më të mëdha, ndërsa me krenari e cilëson motivuesin më të madh shpirtëror dhe ruan me fanatizëm një unazë që i përkiste atij.

Hajdari nuk e fsheh interesin për t’u përfshirë në sferën politike në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët, ndërsa shprehet se politika shqiptare sot është në duart e disa njerëzve që mendojnë për interesat personal duke lënë pas mirëqenien e popullit.

Lidhur me vendimin e opozitës për të djegur mandatet ai është shprehur se ky ishte një vendim rrufe, duke ndarë të njëjtin qëndrim me motrën e tij e cila vendosi të qëndrojë në Kuvend.

Kritikat ndaj Rudinës, Azem Hajdari i quan të padrejta, ndërsa duke peshuar qëndrimin e saj dhe vëllait të madh Kiri, thekson se të dy ata qëndrojnë në krah të demokracisë.

Azem dhe Kiri Hajdari

Intervistoi Mimoza Vraja

-Ju jeni ende në moshë të re dhe deri më sot keni qëndruar jashtë sferës publike dhe politike. Por duke qenë se mbani emrin e babait tuaj që konsiderohet si “Pishtari i Demokracisë” jo pak herë keni qenë në vëmendjen e mediave. A ju bezdis ky fakt?
Vëmendja e mediave nuk më bezdis aspak, përkundrazi e shoh si një mundësi më të mirë për të kontribuar për vendin një ditë kur të jetë momenti i duhur.
-Çfarë studioni dhe çfarë ju ka shtyrë në këtë drejtim?
Momentalisht po ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor. Për mua një formim i tillë ka përzgjedhjen më të duhur të informacionit për të ardhmen.
-E keni menduar ku e shikoni veten në të ardhmen, në fushën e drejtësisë si nëna juaj apo keni ndërmend t’i futeni politikës?
Pasionin tim për të drejten kam vendosur ta ndjek nëpërmjet angazhimit në jetën politike. Per mua një politikbërje e mirë forcon shtetin e së drejtës.
-A ka ndikuar fakti që mbani emrin e babait tuaj në ecurinë e jetës tuaj apo qoftë edhe në vendimet për të ardhmen?
Unë nuk e kam njohur babain tim por në jetën time ai është shembulli, frymëzimi, motivuesi i madh shpirtëror dhe mbajtja me nder e emrit të tij është amaneti që më është lënë.
-Çfarë mendoni për politikën në Shqipëri dhe situatën ku ajo ndodhet aktualisht?
Mendoj se politika në Shqipëri është ndër ditët e saj më të këqija pasi ndodhet në duart e disa njerëzve të shtirur, që veprojnë për interesa personale pa menduar për të mirën e popullit.
-Nëse në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët do merrnit një ftesë për t’u angazhuar në politikë do e pranonit?

Angazhimi dhe kontributi im në politikë është një çështje e lënë kohës së duhur për të cilën nuk e shoh të nevojshme një ftesë.
-Jeni ju mbështetës i qëndrimit në parlament i motrës suaj, Rudina Hajdari, pas vendimit të Partisë Demokratike për të djegur mandatet?
Jam pro çdo qendrimi idealist që nuk ndjek vendime rrufe të kryetarit të partisë, por interesin e sovranit. Djegia e mandatit nuk besoj se ishte zgjidhje e mirë dhe koha po e vërteton.
-Vendimi i saj solli shumë reagime në media, ndërkohë që shumë figura politike të PD e kritikuan. Si i pritët ju këto qëndrime?
Kritikat ndaj Rudinës i shoh të padrejta, pasi cdo çdokush mund të zgjedhë rrugën më të lehtë dhe të sigurojë karrierën politike duke ndjekur verbërisht vendimet e kryetarit te partisë, por vlera e vërtetë është të zgjedhësh rrugën më të vështirë dhe rrezikun për hir të demokracisë dhe mbarëvajtjes së shtetit.
-Vetë motra dhe vëllai juaj duket se kanë shfaqur qëndrime të ndryshme në këtë pikë, pasi Rudina Hajdari ka qenë kundër kryedemokratit Lulzim Basha për të dalë nga parlamenti, ndërsa Kirin e kemi parë të shfaqet në disa prej protestave kombëtare që ka mbajtur opozita. Ju çfarë mendoni për këto dy pole le të themi, brenda familjes?
Nuk do t’i quaja pole dhe aq më pak të kundërta pasi të dy qëndrojnë krah demokracisë.
-Çfarë marrëdhënie keni me nënën, motrën dhe vëllain? A kanë ndikuar ata në vendimet tuaja për jetën?
Marrëdheniet tona janë më të mirat e mundshme por personi i vetëm që ka ndikuar në vendimmarrjen e jetës sime është babai im edhe pse nuk e kam takuar kurrë.
-A mbani me vete sende që i përkisnin babait tuaj?
Po, kam një unazë që i perkiste atij.
-Çfarë ndjesie është të kesh emrin e babait që nuk e ke njohur? E ke ndjerë ndonjëherë detyrim për të ecur në hapat e tij për të përmbushur ato që ai la përgjysmë?
Është një përgjegjësi shumë e madhe por pavarësisht se nuk e kam njohur, familjar dhe të njohur vërejnë se ndajmë të njëjtin karakter dhe pasione. Për mua përmbushja e ëndrrës së tij është detyrimi më i madh i jetës sime.

Të lidhura

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti
Aktualitet

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

Një ekspozitë që tejkalon format tradicionale dhe shndërrohet në një rrëfim emocional për qytetin, historinë dhe kujtesën kolektive të tij....

13:56 13/07/2025
Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës mesditën e kësaj...

13:28 13/07/2025
Para

Presidenti Meta e kaloi të dielën pranë detit dhe ndau me ndjekësit dy momentet e veçanta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

13:56 13/07/2025
Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

13:28 13/07/2025
Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, e pëson drejtuesi i skafit në Dhërmi

Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, e pëson drejtuesi i skafit në Dhërmi

13:08 13/07/2025
Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

12:29 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.