Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar sot Denion Meidanin, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, si ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.
Ai u vendos në vend të Fatos Rekës, i cili deri prej disa kohësh ishte i deleguari i Shqipërisë në shtetin fqinj.
Denion Mediani në kohën që ishte kandidat për ambasador garantoi angazhim të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendjen për ligjin e gjuhës shqipe, marrëveshjes se Ohrit si dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta.
Dy vendimet, të cilat janë bërë publike hyjnë në fuqi menjëherë.