Në Dita e Flamurit, shumë qytetarë të Kosovës, me flamuj kuq e zi dhe veshje kombëtare, udhëtuan drejt Shqipërisë për të festuar 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në orët e para të ditës, në pikën kufitare të Morinës, një trupë e veteranëve të UÇK dhe FSK-së kaloi me një ceremoni ushtarake, duke parakaluar simbolikisht dhe duke shoqëruar momentin me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.
Ky ishte një akt nderimi dhe bashkimi për të festuar këtë ditë të shënuar të kombit.