Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 41-vjeçarit Laert Keka. Mësohet se autorët që kanë qëlluar nga një mjet tip Audi mund të kenë qenë vrasës me pagesë, pasi dyshohet se i njejti mjet është përdorur për një ngjarje tjetër në veri të vendit. Fillimisht autorët e kanë rrëzuar nga motorri viktimën, i cili ka tentuaar të largohet, por autorët e kanë ndjekur dhe i kanë dhënë goditjen e fundit. Sipas policisë janë gjetur 28 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe mjeti me të cilin u krye krimi u gjet i djegur bashkë me një kallashnikov.
Autorët, të cilët mendohet të kenë qenë 2-3 persona. Ndërkohë, deri më tani 10 persona janë shoqëruar në polici, mes tyre persona që kanë qenë të përfshirë në një ngjarje të rëndë ku ishte përfshirë viktima 10 vite më parë.
Bëhet fjalë për një grabitje që përfundoi në vrasje, krim për të cilin u dënua autori me 10 vite burg, i cili asokohe e mori përsipër 41-vjeçari.
Nga hetimet paraprake, pista kryesore ku po heton policia, është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe motivet e tjera.
Industria që u promovua nga Rama, Artan Hoxha: Call centerat mbrohen nga policia, 500 deri në 1500 euro për tavolinë
Industria e call centerave, e promovuar vite më parë si model punësimi nga kryeministri Edi Rama, sot përballet me akuza...







