Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dikur Rama e quajti provokim/ Sa jetë mund të ishin shpëtuar me vaksinat Sputnik V që erdhën sot në Shqipëri?

22:27 22/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme në vendin tonë mbërritën 10 mijë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V, të cilat ishin dhuratë nga Princi i Emirateve të Bashkuara. Vaksina ruse mbërriti në Shqipëri pas vendimit të qeverisë në 11 mars që i hapte rrugë edhe vaksinave që ende nuk ishin certifikuar nga EMA apo OBSH, por kishin kaluar provat në agjencitë e barnave në vendet ku ishin prodhuar.

Ndërkohë që vendi përballej me një situatë të rëndë të pandemisë, kryeministri Rama e kishte quajtur para tre muajsh oferëtn e Ambasadës Ruse për vaksina, një provokim. Për të qëndruar në një linjë me shtetet perëndimore Rama nuk pranoi vaksina, madje pati një reagim të ashpër.

 “Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter-i i Drejtorit të Komunikimit një ripostim të shefes së KE-së. Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz të bëhet qesharak përmes këtyre lloj postimeve. Shpreh keqardhje për këtë, se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, ishte shprehur Rama në 29 dhjetor të 2020-ës.

Qëndrimi i Ramës erdhi duke ndryshuar me qëndrimin e vendeve europiane. Sapo Gjermania filloi të jepte sinjale pozitive për vaksinën ruse, Rama filloi t’i moderonte deklaratat e tij.

 “Sa i përket vaksinave në anën lindore, ajo kineze dhe ruse, asnjë paragjykim të natyrës shkencore por respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre vaksinave por zgjedhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse këtu janë shumë komponentë bashkë”, tha Rama në 1 shkurt.

Më vonë duke tentuar të justifikonte veten, Rama tha se deklarata e tij për vaksinat ruse mund të ishte keqkuptuar, por ato ende nuk ishin miratuar nga OBSH.

 “E kam ndjekur dhe këtë debat dhe dua të bëj një sqarim për të gjithë. Askush të mos mendojë se vaksina kineze apo ruse është në tezga dhe të paraqitesh që të paguash për ti marrë. Nuk është kështu. Dhe ndonjë shtet që ka deklaruar marrëveshjen, nuk ka marrë gjë. Merrni numrin e të vaksinuarve në Rusi. Nuk është i tillë që sasitë në dispozicion janë të mëdha. Mbase është keqkuptuar në një formë adekuate ajo cka unë kam thënë, duke harruar atë që kam theksuar që në krye të herës që nuk kemi asnjë arsye në botë që nuk kemi asnjë dyshim për vlerën e këtyre vaksinave, por nga njëra anë janë ende të paaprovuara në nivelin e OBSH-së”, ka thënë Rama në 22 shkurt.

Ndërsa Rama  vazhdonte deklaratat bombastike dhe flirtet me vaksinat e lindjes për tre muaj, njerëzit në Shqipëri humbisnin jetën çdo ditë nga koronavirusi. 10 mijë dozat e vaksinës Sputnik V të ardhura sot në vendin tonë mund të kishin shpëtuar qindra jetë njerëzish dhe të kishin kursyer mijëra infektime në një kohë që sistemi spitalor është në kolaps. Por edhe njëherë, tendeca e Ramës për të rënë në sy të perëndimit dhe për të treguar që ka kontroll, i kushtoi shtrenjtë shqiptarëve.

 

Etiketa: edi ramaSputnik Vvaksinat ruse

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Basha uron Albin Kurtin për qeverinë e re: “Suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.