Një peshkarexhë druri është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur përballë Porto Romanos rreth orës 14:00, 6 milje larg bregut të detit.
Mësohet se në bordin e peshkarexhës ndodheshin tre persona, të cilët për të shpëtuar janë hedhur në det.
Ata kishin tentuar t’i shuanin flakët me mjete rrethanore, por kur kanë parë që nuk po ia dilnin dot janë hedhur në det.
Për fat të mirë të tre personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.