Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dick Marty: Sapo iu ngrit aktakuza Thaçit, nacionalistët serbë e nisën skenarin pervers

13:18 14/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Dick Martyt ka qenë një ndër emrat më të përfolur në debatin publik në Kosovë tash e mbi dhjetë vjet. Pretendimet e fundit të tij se segmente të shërbimit sekret serb kanë provuar ta vrasin e për një gjë të tillë t’i lënë fajin Kosovës kanë shkaktuar tronditje në opinionin publik ndërkombëtar, por megjithatë jo aq në Kosovë ku shoqëria duket e mpirë dhe moskuptuese.

Pas intervistës së dhënë për transmetuesin publik zviceran ku bëri këto pretendime, Marty – që ndodhet nën mbrojtje maksimale nga njësitë speciale të shtetit të tij – është rishfaqur në publik.

Në një podcast për RSI-në, Marty ka folur sërish mbi akuzat të cilat i ka shtruar kundër shtetit serb.

“Urrejtja që është ndjellë ndaj meje, më ka bërë që të jem pikë e shënjestrës. Kjo është shfrytëzuar në një mënyrë absolutisht cinike dhe perverse nga një pjesë e elementeve radikale nacionaliste serbe, që pjesërisht zënë vend në shërbimet sekrete dhe institucionet serbe – për t’i diskredituar kosovarët duke eliminuar Martyn, ngase të gjithë do të besonin që kosovarët do ta kishin kryer atë akt, pas 11 vitesh fushatë kundër meje”, u shpreh z. Marty kur iu kërkua të fliste sërish për akuzat e bëra.

Ish-senatori është shprehur se ka paralajmëruar Zvicrën që një vit që të përgatiste terrenin për reagim publik.

“Që para një viti i kam paralajmëruar autoritetet zvicerane që ta përgatisnin terrenin se si do të reagonin publikisht, sepse herët apo vonë e dija që do të shpërndahej në media. Kemi pasur në shtëpinë tonë për katër muaj të tërë forcat e rendit nga të gjitha ekipet e mundshme, përfshirë ato të Inteligjencës”, tha më tej ai, përkthen në shqip gazeta Nacionale.

“Elementi që ka shpërthyer këtë skenar cinik dhe pervers nga disa ekstremistë nacionalistë serbë është pikërisht ngritja e aktakuzës ndaj Thaçit, të cilit i është dashur të japë dorëheqje.”

“Në fakt, ka një koinçidencë absolute mes kërcënimeve ndaj meje dhe ngritjes së aktakuzës ndaj eprorëve të UÇK-së, që s’ka të bëjë asgjë me mua, edhe pse është e vërtetë që unë kam qenë ai që ka nxitur këtë proces, por në vitin 2010.”

Marty jep, po ashtu në këtë bisedë, edhe një ide të çuditshme – ndoshta pa dashje – se ajo që ka pasur për të thënë mund të jetë përpjekje për të heshtur të vërtetën e papërshtatshme për Serbinë.

“Rasti shkon përtej emrit tim të përveçëm. Sipas meje, gjithandej, edhe nëpër demokracitë e konsoliduara, po lind një lëvizje që dëshiron t’i heshtë ata zëra që vënë në spikamë të vërtetat e papërshtatshme.”

Marty është pyetur edhe për bashkëpunimin e tij me shtetin serb – duke qenë se është akuzuar që ka rënë pre e propagandës ruse e serbe – e për të cilin tha se “është munduar të mos shkonte kurrë në Serbi”.

“Universiteti i Beogradit më ka ftuar disa herë. Libri im është përkthyer në serbokroatisht. Jam munduar të mos shkoj kurrë në Serbi, sepse jam munduar të qëndroj gjithmonë jashtë politikës.”

Por, çka i mungonte privatisht më së shumti z. Marty në këtë jetë të re të imponuar me kufizim të jashtëzakonshëm të lirisë së lëvizjes.

“Më mungon të dal në shëtitje me qenin tim. Pastaj, të mos mund të dalësh ashtu siç ke dëshirë ti, dhe të mos mund ta konsumosh një kafe jashtë, është e bezdisshme”, u shpreh z. Marty.

“Nuk kam frikë për vete. Kam frikë nëse u ndodh ndonjë gjë mbesave apo nipave të mi. Une tashmë kam kaluar gjysmën e jetës time. S’kam arsye të frikësohem.”

Po ashtu, Marty i bëri thirrje ministrisë së Drejtësisë së Zvicrës që të tregohej më e matur në deklarimet publike sa i përket konfliktit Ukrainë-Rusi. Sa i përket masakrës së Buças, e cila ishte cilësuar nga ministrja e Drejtësisë si “krim kundër njerëzimit”, ai u shpreh kontestues.

Kujtojmë që si pasojë e raportit të tij të miratuar në Këshillin e Evropës, janë në paraburgim disa prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky raport hidhte akuza të rënda ndaj pjesës më të lartë të hierarkisë së UÇK-së, duke përfshirë edhe trafikimin me organe, gjë e cila megjithatë nuk është futur mes akuzave që rëndojnë mbi ta.

Të tjera

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq
Aktualitet

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga dosja hetimore për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit,...

11:47 16/08/2025
Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!
Aktualitet

Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kritikat për mungesën totale të avionëve zjarrfikës në Shqipëri, ndërkohë që vendi...

21:15 15/08/2025
Para
Shërbimi universal i postës/ Qeveria: Do rishikohen tarifat për mbulimin e kostove neto

Shërbimi universal i postës/ Qeveria: Do rishikohen tarifat për mbulimin e kostove neto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

“Viktima mori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua… autori e goditi me thikë”/ Kamerat zbulojnë momentet e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq

11:47 16/08/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 16 gusht 2025

08:00 16/08/2025
Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

Në vend të zgjidhjes, Rama kërkon fajtorët e zjarrit në ChatGPT dhe… ChatGPT i kundërpërgjigjet!

21:15 15/08/2025
“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

“S’e dija që në Shqipëri ndalohej”/ Turisti francez arrestohet për 8 gram kanabis

19:34 15/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.