Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Alarup të Pogradecit.
Një 50-vjeçar është arrestuar, pasi mësohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij.
Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi B. M., 50 vjeç, banues në fshatin Alarup, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të tij, shtetases R. M., 29 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.