Ditën e sotme 58-vjeçari Andrea Stase ka mbytur në një kanal të atin e tij 85 vjeç, Dhimitër Stase. I moshuari ka ndërruar jetë në vend për shkak të asfiksisë, ndërsa i biri i tij sapo është shoqëruar nga forcat e policisë në komisariatin e Divjakës. Deri më tani është bërë me dije se Stase është person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi rezulton i dënua me 13 vite burg.
Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Divjakë, ku djali vrau babanë e tij, duke e mbytur në banesë. 58-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, e shtohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur Andrea Stase ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin e rëndë.
“Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, -njofton Policia.