Një incident është regjistruar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, ku një punonjës sigurie është dhunuar fizikisht nga një avokat.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të godinës, në zonën ku qytetarët dhe avokatët kalojnë përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të kalojë në pjesën e kontrollit, por është ndaluar nga punonjësi i sigurisë për verifikim. Debati verbal mes tyre është përshkallëzuar, duke përfunduar në përplasje fizike ndaj punonjësit të sigurisë.
Pas incidentit, avokati Llanaj është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë, ku po jep shpjegime lidhur me rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po hetojnë rastin për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.