Dhuna ndaj grave vijon të mbetet një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare, teksa dy ngjarjet tragjike të javës që lamë pas kanë tronditur të gjithë opinion, ndërkohë qeveria ka paralajmëruar forcim të masave.
Vrau me levë nënën e tre vajzave, Gjykata e Durrësit jep vendimin për 63-vjeçarin
Mirëpo, duket se përmirësimi i situatës ka nevojë për shumë punë, pasi gjendja mbetet kritike.
Së fundmi, 3 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për dhunë në familje.
– Konkretisht, është arrestuar në flagrancë shtetasi S.V., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Ai ka shembur gardhin rrethues të banesës së motrës së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, e cila e ka paditur dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.
-Personi i dytë që u arrestua është shtetasi me iniciale I. L., 59 vjeç, edhe ky banues në Tiranë, pasi u kap në flagrancë në banesën e tij në Yzberisht.
Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, teksa ishte në gjendje të dehur.
– Personi i tretë është shtetasi me iniciale R. M., 57 vjeç, i cili u arrestua në Vorë.
Edhe ky 57-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.