Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dhunë, frikë dhe torturë, a po i vrasim ne vajzat?

13:02 12/08/2024
Reading Time: 4 min lexim

Nga Glidona Daci

Një sms mbërriti në telefonin tim, diku rreth orës 23:00, pak kohë më parë. Një e njohura ime ishte shumë e shqetësuar, mesazhi shkruante “Glid do e vrasë, te lutem bej diçka, njofto policine” më kishte nisur dhe një video, ç’të shikoj, pamjet ishin të tmerrshme një qenie njerëzore, që e quan veten “burrë” po dhunonte gruan, më shumë se dhuna fizike është ajo psikologjike. E gjithë kjo skenë e tmerrshme, po ndodhte në sy të një fëmije të mitur, i cili nga paniku nuk kishte ç’bënte tjetër, përveçse të përqafonte nënën dhe të qante. Pamjet ishin të tmerrshme, një “baba” që dhunonte gruan nënën e fëmijës në prezencë të këtij të fundit. Nuk arrita ta kuptoja cila ishte arsyeja e debatit?

Videot nga e njohura ime ishin filmuar nga larg. Ajo më tregonte se kjo situatë përsëritej prej disa ditësh. Menjëherë njoftova policinë, më saktë një mikun tim, që punon në një nga komisariatet e Tiranës. Menjëherë u nis grupi i uniformave blu, për të parandaluar ndoshta një ngjarje të mundshme. Nga ana tjetër e njohura ime po shikonte çdo lëvizje që ndodhte në atë shtëpi me dyer e ballkon të hapur. Më njoftonte për çdo gjë, në momentin që mbërrin policia poshtë banesës, ai i përdrodhi krahun gruas, e cila ishte e shtrirë me fëmijën që e përqafonte, dëgjohet një ulërimë, që të rrëqeth mishin, më pas e qara e fëmijës, i cili është në pamundësi për të ndihmuar nënën.

Policia shkojnë me vrap në banesën futen me forcë, pasi derën nuk po ua hapte njeri. Në atë moment, ai “burri” i shtëpisë u fsheh, ndërkohë gruaja e re u përball me policët, të cilët i komunikuan se kishin marre një informacion për dhunë në familje. Ajo e mohoi, u tha që nuk ishte e vërtetë, në shtëpinë e saj nuk po ndodhte asgjë, ajo pretendoi se ishte në gjumë, ndërkohë që punonjësit e policisë kishin dëgjuar të bërtiturën e saj. Vazhdoi diskutimi, gruaja mohonte çdo gjë, nuk pranonte të bënte kallëzim, më pas policët sipas procedurave, e morën atë “burrin” dhe e shoqëruan, pasi kishin prova që ai po dhunonte gruan. Deri në atë moment nuk kisha kohë as të mendoja, pasi doja ta ndihmoja atë grua bashkë me fëmijën.

Pasi “burri” u shoqërua për në komisariatin përkatës dhe e njohura ime u qetësua. Fillova të mendoj rreth gjithë kësaj situate dhe sytë mu mbushën me lot. Fillova të qaj, pasi nuk arrija të kuptoja, pse një nënë, një vajzë, një grua, arrin deri në atë pikë sa të pranojë dhunën, qoftë ajo fizike apo psikologjike (që për fat të keq ndodh në masë). Mendova, ajo grua ndihet e frikësuar për të nesërmen, për të përballuar të ardhmen, për të rritur fëmijën, apo askush nuk e mbështet, apo mos vallë ajo është e vetme në këtë botë, e braktisur edhe nga familja e saj, të cilët mund t’i thonë edhe që “burri edhe të rreh” apo mund t’i thonë që “nuk kemi mundësi të të mbajmë, nuk të ndihmojmë dot, gjej vetë zgjidhjen” ndërkohë që mendoja nuk arrita dot të dal në një konkluzion përfundimtare të qartë. Ka shumë gjëra që janë të lidhura së bashku, së pari ne si shoqëri i drejtojmë gishtin e akuzës të gjithëve, i gjykojmë dhe paragjykojmë, por pa ditur asnjë arsye.

Në familjet tona jemi rritur me idenë se “burri ka gjithmonë të drejtë”, “vëllai ka të drejtë”, “e ke vëlla duhet t’i shërbesh”, “mësohu të bësh punët se do shkosh te burri nesër”, pra që në vegjëli na është brumosur një gjë e tillë, shumica prej nesh nuk kanë mundur të dalin nga ai rreth vicioz që i kanë futur që kur janë krijuar.

Nuk fajësoj këtu nënën e askujt, ajo me shumë gjasë ka qenë e dhunuar për vete, aq ka ditur aq ka dhënë. Prindër të dashur, mbështeteni fëmijën tuaj, mos e lini vajzën tuaj të jua shkelë me këmbë një djalë kushdo qoftë ai. Gruaja nuk është pronë e burrit, nëna të dashura edukoni djemtë tuaj, u mësoni atyre dhembshurinë dhe dashurinë për gjininë e kundërt dhe jo t’i përkëdhelni duke iu thënë se ai është “burrë” dhe mund të bëjë ç’të dojë. Për ju të tjerët që fshiheni pas tastierës dhe hidhi baltë mbi këdo që ju del para në librat e shenjtë thuhet “le të hedh gurin, i pari ai që s’ka mëkatuar”. Boll hodhët vrer dhe helm mbi këdo, mos i gjykoni vajzat dhe gratë, lërini të jetojë secili jetën e tij, i gjykoni njerëzit mbi bazë të raportit që kanë me ju, jo mbi gjërat e tjera.

Askush nga ne nuk e di çfarë ka kaluar tjetri. Siç thotë një fjalë e urte popullore “vish këpucët e mia, bej jetën time dhe pastaj më gjyko”. Ende në mendje më kanë mbetur ato imazhe, klithma e asaj gruaje, e cila nuk pranoi të kallëzonte, pse? A mos jemi kthyer në një shoqëri që vrasim gratë, vajzat dhe këdo që na del para? Mua ende s’më është fshirë nga kujtesa ai imazh.
Etiketa: dhune ne familjeGlidona Daci

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Air Albania”, është shndërruar në një...

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve
Aktualitet

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria është renditur sërish mes vendeve që shkelin rregullisht të drejtat e punëtorëve, sipas indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të...

21:25 05/06/2025
Para
Monopoli i artë i qeverisë/ Kompania e pasaportave regjistron normë fitimi mbi 50%

Monopoli i artë i qeverisë/ Kompania e pasaportave regjistron normë fitimi mbi 50%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.