Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dhoma e përmbaruesëve ngre alarmin për ankandet mashtruese

20:46 22/11/2023
Reading Time: 3 min lexim

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka ngritur shqetësimin për fenomenin e “ankandeve fiktive” që është përhapur ndjeshëm dhe muajt e fundit ka një rritje të madhe.

Ky institucion thekson se gjykatat dhe bashkitë në të gjithë vendin janë dëshmitare të shpalljes fiktive të dhjetëra qindra ankandeve fiktive për shitjen e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve.

Sipas institucionit që drejtohet nga Tedi Malaveci, shumë qytetarë janë prekur nga ankandet fiktive, pasi gjithë procedurat për pronat e tyre janë bërë fshehtas duke shkelur hapur ligjin.

Nënvizohet se dhjetëra qytetarëve u janë tjetërsuar pronat në Kadastër duke u marrë në pronësi nga shoqëri mikrofinanciare.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka publikuar dhe shkeljet e bëra nga institucioni financiar “Micro Credits Albania sh.p.k”, ku vihet re që ankandet janë fiktive, pasi gjatë afatit 30-ditor, asnjë ofertë apo ofrues nuk ka shfaqur interes për një numër të madh pronash, automjetesh, banesash. Po kështu, ankandi nuk ka pasur një rezultat konkret dhe nuk kanë bërë shpallje publike për këtë procedurë.

Ajo që vihet re nga auditimi i bërë nga zyra përmbarimore janë edhe çmimet fiktive që vendosin për pronat e sekuestruara, shumë larg çmimeve të tregut.

“Përmes kësaj komunikate kërkojmë të tërheqim vëmendjen e publikut, mediave, qeverisë shqiptare dhe të gjitha organeve ligjzbatuese në vend, mbi një fenomen shumë të rëndë që është përhapur dhe po rritet me shpejtësi sfiduese muajt e fundit: “Ankandi fiktiv”. Në emër të “Ligjit” dhe Shërbimit Përmbarimor Privat, po abuzohet rëndë. Gjykatat dhe bashkitë në të gjithë Shqipërinë, janë dëshmitare të shpalljes fiktive të dhjetëra, qindra, llogaritet të mijëra ankandeve fiktive për shitjen e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve. Shumë qytetarë janë tronditur nga “ankandet” që u janë bërë pronave të tyre, pa asnjë njoftim, pa asnjë proces të rregullt përmbarimor dhe me çmime përtej edhe qesharakes. Dhjetëra prej tyre kanë konstatuar se pronat u janë tjetërsuar në Kadastër duke u marrë në pronësi nga shoqëri mikrofinanciare”, thuhet në komunikatën për mediat të këtij intitucioni.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë kërkon nga kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prokuroria dhe policia të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë këtë fenomen.

“Kërkojmë të qetësojmë qytetarët dhe opinionin publik se, procedura e ‘ankandeve’ të tilla, si dhjetëra shembujt që po sjellin bashkë me këtë komunikatë, është Fiktive, është një Mashtrim! Dhoma e Përmbaruesve është përpjekur disa herë publikisht dhe institucionalisht të vëmendësojë institucionet shtetërore dhe ato ligjzbatuese në vend për ndalimin e një fenomeni që lidhet me ‘Mbledhjen e detyrimeve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit’. Përveç mediave dhe qytetarëve, asnjë organ publik shtetëror nuk ka lëvizur ndër vite për të reaguar ndaj Thirrjeve tona. Me mijëra qytetarë janë mashtruar vitet e fundit. Individë dhe familje të tëra shqiptare kanë kaluar deri në trauma psikologjike kur u është bllokuar çdo mjet jetese, paga mujore dhe çdo pasuri e mundshme prej disa mashtruesve të identifikuar publikë. Shumë individë janë dorëzuar tek mashtruesit, sepse shteti nuk lëvizi! Familje të tëra janë detyruar të marrin kredi të reja për të shpëtuar lakun e shtrënguar për larjen e kredive/detyrimeve të vjetra. Skema e mashtrimit funksionoi perfekt, deri sa Sot po u rrëmbehen pronat! Ky është hapi i fundit i përmbylljes së një skeme mashtrimi që ka funksionuar prej vitesh e paprekur nga shteti ligjor, as nga qeveria shqiptare. Mijëra familje sot gjenden në ankthin e ‘ankandit fiktiv’. Nëse është shitur, tjetërsuar prona e tyre ose jo. Dhoma kërkon nga Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prokuroria dhe Policia e Shtetit, të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë sot, pa asnjë ditë vonesë fenomenin ‘Ankandi fiktiv'”, thuhet në deklaratë.

Ky institucion thekson se 61 bashkitë dhe 13 gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm posedojnë materialin e plotë të këtij fenomeni.

“Çdo ditë që do të kalojë pa veprime konkrete ligjore, do të jetë vonë dhe vonesë e pajustifikuar para publikut dhe qytetarit shqiptar”, thuhet më tej në deklaratë./CNA

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Nuk morën dot bileta për në stadium, por Plisat nuk e lanë pa e djeg për kombëtaren

Nuk morën dot bileta për në stadium, por Plisat nuk e lanë pa e djeg për kombëtaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.