Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Detaje të reja nga ngjarja në Malësinë e Madhe, dy të rinjtë janë vrarë (DËSHMITË)

11:03 08/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Malësinë e Madhe, ku tre të rinj u zhdukën pa lënë gjurmë.

Sipas dinamikës në mënyrë kronologjike të dhënë nga dëshmitarë në policinë e Malësisë së Madhe, rezulton se Danjel Pepaj, i ka vrarë dhe më pas i ka fshehur trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt e më pas është larguar edhe vetë.

Përpara se të takonte Vilsonin dhe Klementin, mësohet Danjel Pepaj e ka pyetur bashkëfshatarin e tij nëse kishte armë.

Fillimishte Danjeli e ka mohuar se ka vjedhur kanabisin dhe është konfliktuar me dy kushërinjtë. Pepaj më pas është rrahur nga Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj  në Bajzë.

Pasi u dhunua Danjeli ka pranuar se e ka vjedhur sasinë e kanabisit dhe i ka thënë kushërinjve që ta ndjekin pasi do t’i dërgojë tek vendi ku i ka fshehur.

Kur kanë shkuar në mal Danjeli ka marrë një armë të fshehur dhe ka qëlluar në drejtim të  Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Pepaj dyshohet se pasi i ka vrarë dy të rinjtë, i ka fshehur trupat dhe është larguar. Më pas Danjel Pepaj ka shkuar në shtëpi të ndërrohej. Sipas dëshmive një person e ka shoqëruar Danjelin deri në Zagorë dhe i ka kërkuar atij që ta çojë deri në Kastrat dhe më pas e ka paguar me para për shoqërimin.

Policia ka vazhduar kërkimet nga ajri me dron, por ende nuk janë gjetur trupat e dy të rinjve.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë, kushërinjtë e Vilson Çutajt kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë ku ushtronin aktivitetet e tyre.

Ndërkohë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij, pasi është druajtur nga një hakmarrje e menjëhershme kanunore.

Sipas burimeve nga fshati Vrith babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja Çutaj i ka vendosur një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe mbi fatin e trupave të djemve.

Ky afat tashmë ka mbaruar para dy netësh dhe tashmë Rrok Pepaj ndodhet i ngujuar. Deri para dy netësh familjet të gjitha bashkë në besë ndaj njëri-tjetrit kanë kërkuar për trupat, por tashmë ultimatumi ka përfunduar.

Me anë të dëshmive të disa banorëve të fshatit Vrith, ka shumë dyshime se ai i ka qëlluar me armë zjarri, pas sherrit për parcelat me kanabis.

Duke u bazuar tek këto dyshime, mendohet se pasi i ka qëlluar me armë, Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali duke i treguar se çfarë ka ndodhur dhe duke i thënë se “njërin e kam qëlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”. Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”.

Në linjën e dyshimeve mendohet se Pepaj ka zbritur nga mali dhe se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në Zagorë.

Aty Danjel Pepaj i ka kërkuar një tjetër personi që ta çojë me makinë drejt Kastratit në Malësinë e Madhe duke paguar një shumë më të madhe parash për këtë rrugëtim që nuk është e zakonshme.

Që nga ky moment është e paqartë se ku ndodhet Danjel Pepaj i cili mësohet se ka thënë gjithashtu se “jam penduar që nuk kam qëlluar edhe vëllanë e Vilsonit se për ata dy nuk e kam problem”.

Danjel Pepaj dyshohet se në ndonjë banesë gjatë rrugës është mjekuar në rrugë popullore pasi ka patur dëmtime të konsiderueshme nga goditjet.

Më pas ka përfunduar në Kastrat ndërsa nuk dihet nëse është ende aty apo është fshehur në ndonjë vend tjetër. Po ashtu nuk dihet nëse ai ndodhet ende në Shqipëri, apo ka kaluar në Malin e Zi.

Nga ana tjetër banorë dhe familjarë janë penguar që të kërkojnë në gjithë territorin malor duke qenë se dyshohet se ka ende parcela atje të cilat këto ditë presin që të korren. Pas korrjes së parcelave pritet që të ketë më shumë shpresë për të gjetur trupat e pajetë./GazetaReforma.com/

 

Etiketa: arratisjeDanjel PepajFshehja e trupaveMalesia e Madhete rinjtevrasjeZhdukur

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para

Avari në transmetim, 8 qytete mbeten pa energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.