Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Destabiliteti politik në Kosovë: Pas akuzave të forta nga Thaçi, Kurti kërkon zgjedhje së shpejti

16:08 25/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Situata politike në Kosovë duket ende e luhatshme, teksa ashpërsohen debatet në distancë mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi.

Ditën e sotme Thaçi, nga burgu i Dobravës ku kishte shkuar për vizitë, presidenti paralajmëroi Serbinë, se derisa të vihet drejtësia në vend për viktimat, Kosova nuk do të ndalet.

“Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë kundër popullatës civile dhe për të gjithë këto masakra që u kanë ndodhur qytetarëve të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Sakaq, ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të Kurtit duke e akuzuar për uzurpim të zyrës së kryeministrit, pas dy shkeljeve kushtetuese.

“Nuk e di sa është e rëndësishme që të dërgojmë mesazhe politike këtu, nga kjo hapësirë e burgut të Dubravës, sidoqoftë jetë juve si mediume kemi obligim të ju përgjigjemi, të jemi korrekt e transparent. Ajo çka unë mendoj është që ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Për fat të keq kemi një njeri që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po paraqitet dhe po sillet si njëri i paligjshëm në skenën politike”, u shpreh Thaçi.

Më tej ai shtoi, se kryeministri nuk duhet të bëjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, por të pranojë dhe respektojë vendimin e këtij organi të drejtësisë.

“Unë nuk dëshiroj të komentoj fare punën e Gjykatës, edhe kur e lavdon edhe kur e mbron, edhe kur kritikohet po interpretohet në mënyrë të njëjtë, nuk është e drejtë, ta lëmë rahat Gjykatën ndërsa sa i përket rrugëtimit të mëtutjeshëm varet nga vendimi i Kushtetueses, si president e kam marrë vendimin për dekretim duke u bazuar në Kushtetutë por edhe opinionit që kanë treguar shumica e partive”, ka thënë ai.

Pas këtyre deklaratve ka reguar edhe kreu i Vetëvendosjes, i cili me anë të një statusi në Facebook, kërkon zgjedhje në muajt e ardhshëm, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese pas 5 ditësh vendos nëse qeveria e re LDK- AAK- është legjitime apo jo.

Kurti thotë se Kosova po ia del me koronavirusin dhe duhen zgjedhje si në Europë pasi po vendoset në pikëpyetje demokracia, teksa shton se nuk ka ngërç institucional në Kosovë, por vetëm mospajtime që kanë zgjidhje, dhe zgjidhja sipas Kurtit janë zgjedhjet e parakohshme.

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet
Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona. Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/878833002616585

Kujtojmë se më 30 prill, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dekretoi kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Në po të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë vendim kundërkushtetues.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Të tjera

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë
Kryesore

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

Një 7 vjeçar humbi jetën në një kryqëzim, pasi u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës. Sipas hetimeve, fëmija...

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen
Aktualitet

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke akuzuar se Ergys Agasi ka pasur...

15:53 28/02/2026
Para

Përdhunoi 48 orë shqiptaren, flet 32-vjeçarja: Abuzoi dhe me shoqen time pak ditë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

15:53 28/02/2026
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

12:31 28/02/2026
U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.