Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dështimi i institucioneve/ Aldi Rama duhet të ishte në arrest shtëpie, por sot numërohen dy viktima

11:33 29/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

21-vjeçari Aldi Rama duhet të ishte në arrest shtëpie, mirëpo sot ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas edhe një viktimë tjetër, nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha.

Paraditen e 28 shtatorit, në Ishull Lezhë, Aldi Rama qëlloi me armë zjarri ndaj Hoxhës, duke shkaktuar vdekjen e tij. Nënkomisari dhe kolegë të tij ishin duke u kthyer nga asgjësimi i 110 bimëve kanabis, kur pikasën një makinë të cilën e ndaluan. Hoxha i kërkoi dokumentet Aldi Ramës, por ky i fundit refuzoi duke i thënë “Unë nuk jam për kontroll” dhe e qëlloi dy herë me armë zjarri. 44-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Pasi qëlloi dy herë nënkomisarin, Rama tentoi të arratisej dhe nuk iu bind urdhrave të RENEA-s për t’u dorëzuar. Pas disa orësh rezistencë, ai qëlloi veten me armë zjarri, duke u plagosur rëndë. 21-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Por cila është e shkuara e Aldi Ramës?

Në moshën 18-vjeçare Aldi Rama u burgos për herë të parë. Ai akuzohej se i kishte grabitur telefonin të dashurës së tij dhe i kishte kërkuar 50 euro për t’ia kthyer. Pasi u takuan në një parking, Rama nuk ia ktheu telefonin të resë, por bashkë me dy shokë e rrëmbyen e çuan në një banesë për të kryer marrëdhënie seksuale. Aty e kanë detyruar të konsumojë kanabis dhe e ka dhunuar.

“Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë. Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale”, thuhet në një pjesë nga dokumenti i gjykatës.

Pra Aldi Rama ditën e djeshme duhet të ishte në arrest shtëpie, masë sigurie që ishte vendosur ndaj tij në maj. Gjykata e Lezhës e kishte dënuar të riun me 5 vite burg, dënim që shkoi në 3 vite e katër muaj për prodhim e shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Në kohën kur është kryer vepra penale, Rama ka qenë 18 vjeç. Për faktin se ishte rritur nga gjyshi që prej moshës 12-vjeçare dhe prindërit i kishte të divorcuar, Gjykata vendosi e pezulloi dënimin në shërbim prove. Por pavarësisht vendimit, masa është ndryshuar në arrest shtëpie.

Tragjedia e dyfishtë që ka ndodhur dy ditët e fundit mund të ishte shmangur nëse organet e drejtësisë dhe policia do të funksiononte si duhet. Nëse këto institucione do të kishin bërë detyrën e tyre, Aldi Rama duhet të ishte në arrest shtëpie ditën e djeshme dhe një polic nuk do të ishte vrarë në krye të detyrës. As sot, një i ri nuk do të kishte ndërruar jetë. Dështimi i një sistemi të tërë ndaj çdokujt që jeton në Shqipëri, numëron dita ditës tragjedi të rënda, dhe humbje jete që mund të ishin shmangur. Në radhë të parë, këto vrasje janë mungesë e përgjegjësisë individuale aq sa janë përgjegjësi e autorit që shkrep armën e krimit. Por si gjithmonë, institucionet nuk do e mbajnë asnjëherë përgjegjësinë e tyre dhe tragjeditë do vazhdojnë të jenë një ngjarje e përsëritur.

Etiketa: aldi ramaarrest shtepieinstitucionetsaimir hoxha

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Shehu reagon për “Ballkanin e Hapur”: Po varroset me “dhëmbët e qumështit” ende në gojë

Shehu reagon për "Ballkanin e Hapur": Po varroset me "dhëmbët e qumështit" ende në gojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.