Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deputetja Jorida Tabaku sfidon korrupsionin me një paketë propozimesh

12:53 08/12/2022
Reading Time: 4 min lexim
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku

Ditën e sotme deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka propozuar një paketë për të ‘luftuar’ korrupsionin në vend.

Tabaku vë  theksin tek njohja e korrupsionit dhe pranimi që ekziston në institucionet e vendit, si një bazë e fuqishme që pastaj të krijojmë mekanizmat e duhur për ta minimizuar apo eliminuar.

Ndryshimet e propozuara nga Tabaku.
1. “Pasaporta e Prokurimit Publik” ku do të paraqitet çdo e dhënë e kompanisë së bashku me dokumentacionin e një procedure publike, duke filluar që nga numri i referencës dhe çdo dokument zyrtar që kjo kompani aplikon tek zyrat e shtetit, por njëkohësisht që kjo zotëron.

  1. Krijimi i sistemit të kontratave publike njihet në të gjitha vendet e BE si sistemi më i mirë që ofron mundësinë e kontrollit dhe skrutinimit. Sot heq pengesën më të madhe që kanë gazetarët, publiku që është informacioni që nuk është i disponueshëm në asnjë rast. Ky sistem do të ketë të gjitha koncesionet, tenderat, PPP-të, përfshirë dhe lejet dhe licencat që ka çdo kompani nga qeveria shqiptare, por njëkohësisht aksesi në financa dhe të dhëna të tjera publike që sot është e pamundur që të merren.
  2. Shmangien e kompanive offshore nga çdo lloj gare, duke filluar nga investitorët strategjikë, duke vazhduar me koncesionet/ partneritetin publik privat dhe gara të tjera publike. Synimet e ndryshimeve tona ligjore janë të tilla që duan ta lidhin deklarimin dhe publikimin e pronarëve përfitues si aksionarë apo ortakë, duke i përjashtuar ato përfundimisht nga gara. Një gjobë nuk është e mjaftueshme.
  3. Ndryshimi i tretë lidhet me forcimin e kritereve të garancisë monetare. Sikundër është vënë re në shumë kontrata publike nga inceneratorët deri te kontratat e fundit që janë diskutuar si ajo e Portit të Durrësit, kompanitë jo vetëm që vënë kolateral pronën e fituar përmes koncesionit për të marrë një kredi, por nga ana tjetër nuk kanë asnjë të dhënë financiare. Ne kërkojmë që me këto amendime, çdo eksperiencë e tillë të mos përsëritet. Jo vetëm kaq por kemi forcuar gjithnjë e më shumë edhe vërtetimin e situacionit financiar të kompanisë që fiton koncesionin. Mundësinë që këto kompani të kenë asete reale, fizike dhe jo letra bankash që do të marrin në të ardhmen kredi duke vendosur kolateral këto kontrata koncesionare.
  4. Rritja e përgjegjësisë personale; një nga elementët që ne e kemi vënë gjatë Komisionit Hetimor të Inceneratorëve ka qenë shmangia e përgjegjësisë individuale duke u fshehur pas përgjegjësisë kolektive. Në fakt, çdokush që mban një post publik duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij personale. Prandaj amendimet kanë forcuar më shumë përgjegjësinë personale, por njëkohësisht me parimin e refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive. Sot dhjetëra zyrtarë shteti janë përpara drejtësisë dhe fshehin pas tyre personat e vërtetë politikë dhe kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë më.
  5. Forcimi i kontrollit të Raporteve Financiare. Çdo kompanie që kërkon të fitojë një Koncesion Publik duhet të publikojë dhe të vërtetojë se zotëron së paku 50% të të ardhurave të projektit dhe se burimi i atyre të ardhurave të jetë i ligjshëm.
  6. Rritja e kërkesës llogarive për sa i përket pastrimit të parave; Shqipëria prej vitit 2019 është përfshirë në listën gri të Pastrimit të Parave dhe sektori i ndërtimit është një ndër sektorët ku ka influencën më të madhe të parasë informale. Me qëllim eliminimin e të gjitha paqartësive, por njëkohësisht dhe burimet e financimit që ka sot ndërtimi, ne propozojmë ndryshimin e ligjit për kontrollin e territorit duke kërkuar dhe depozituar një raport të detajuar të të ardhurave dhe justifikimin e tyre sa herë që një subjekt pajiset me një leje ndërtimi ose me një certifikatë përdorimi. Po kështu kemi kërkuar që të sanksionohet detyrimi i autoriteteve publike për të refuzuar këtë në rastin kur subjekti nuk e parashikon ose nuk e paraqet këtë vërtetim.
  7. Ligji i Komisioneve Hetimore është i vitit 2003, është i vjetër në kohë, ka shumë pengesa për opozitën, por nga ana tjetër ka dhe shumë elementë që e pengojnë jo vetëm krijimin e tij, por dhe punën e këtij komisioni. Prandaj ne kemi kërkuar që ligji sot të ketë disa amendamente që nga momenti i heqjes e së drejtës së Kuvendit për ta shtruar në debat parlamentar duke i dhënë formë të prerë ngritjes së tij. Duke vazhduar me pengesën që ekziston për marrjen e informacionit. Për këtë arsye që saktësisht të themi se kush janë të dhënat në të cilat një komision hetimor ka akses, duke filluar nga ato publiket duke vazhduar me ato sensitive, por njëkohësisht aksesi në të dhënat e kompanive publike dhe private. Gjithashtu mundësia për të thërritur në komision çdo dëshmitar, përfshirë edhe ata që mund të jenë nën hetim

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Berisha me syze gjatë takimit, ish-presidenti kroat: Atentat ndaj babait të demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.