Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deputeti demokrat denoncon me foto: Tenderi për tunelin e Llogarasë i paracaktuar, Rama e Balluku takuan CEO-n e firmës turke

17:41 15/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e enjte në sallën e parlamentit opozita ka vazhduar me denoncimet për tenderin e tunelit të Llogarasë. Deputeti demokrat Arbi Agalliu ka denoncuar me foto takimin e ministres së Insfrastrukturës me  CEO-n e kompanisë turke, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, pikërisht katër muaj përpara shpalljes.

Në fotot e publikuara, janë Rama dhe Balluku me pronarin e kompanisë turke e cila fitoi tenderin.

“Shoh nëLinkedIn të CEO-s të kompanisë foto me kryeministrin dhe Ministren, 4 muaj përpara se të shpallet fituesi i tenderit. Besoj dhe shpresoj të jeni takuar për cështje pune në funksion të shqiptareve.

Pyetja është a keni takuar ndonjë drejtues tjetër të kompanive që kanë aplikuar për tender dhe të keni bërë foto? Megjithëse në të drejtën e tij nuk duket etike që një sipërmarrës i suksesshëm të mbaj foto profili, LinkedIn për më tepër, presidentin e vendit të vet. A mos vallë është kjo kthim qoke, së bashku me dronat, për spitalin “dhuratë”?- tha Agalliu.

Por për ministren Balluku, fotoja nuk është aspak një problem, pasi nuk është në zyrat e ndonjë kompanie, por në një vizitë zyrtarë në Ankara. Ajo madje tha se nuk mban shënime kë takon dhe me kë bën foto, prandaj kërkoi verifikim të mirë.

Nga ana e saj, ministrja Balluku iu përgjigj akuzave dhe pyetjes duke u shprehur se: “Verifikojeni mirë foton se nuk është foto në zyrat e ndonjë kompanie, është vizitë zyrtare në Ankara dhe me të thënë të drejtën unë nuk mbaj asnjëherë shënime apo listën me kë takojmë apo bëjmë fotot. Prandaj verifikojeni mirë”, tha Balluku.

Ndërkohë, deputeti Bujar Leskaj vuri në dukje se si ishte zgjedhur oferta më e lartë për këtë tender dhe shtoi se opozita do të mbështesë dërgimin në SPAK të çështjes.

“Ministria e Infrastrukturës për tunelin e Llogarasë zgjodhi ofertën më të lartë 170 milionë euro dhe me të drejtë deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati, e denoncoi këtë fakt duke paralajmëruar për kallëzimin penal për 12 milionë euro. Më vjen mirë që këtu është dhe ministrja, dua t’ju kujtoj deputetë që në mars të vitit 2021 ky prokurim, ministria, autoriteti përgjegjës ka refuzuar një ofertë me vlerë 110 milionë euro të një kompanie turke nëse do bëjmë këtë llogari. PD-ja dhe të gjithë ne deputetët e Vlorës do i shkojmë deri në fund”, deklaroi Leskaj.

Në kundërpërgjigje të deputetëve demokratë, Balluku tha se PD mund ta çojë çështjen në SPAK nëse e ka në plan dhe sipas saj, oferta e parë u refuzua pasi nuk plotësonte dokumentet.

Tenderi për tunelin e Llogarasë kishte një fond limit prej 18,9 miliard lekë. Në garë ishin pesë pjesëmarrës dhe fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë INTEKAR YAPI dhe ASL që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliard lekë ose 170 milion dollarë. Ndërkohë, oferta tjetër ishte 12 milionë dollarë më pak, në total rreth 15,8 miliardë lekë ose 158 milion dollarë.

Të lidhura

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Para
SHBA do të heqë kufizimet e udhëtimeve nga 8 nëntori, por ka një kusht

SHBA do të heqë kufizimet e udhëtimeve nga 8 nëntori, por ka një kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.