Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Denoncuan vdekjen e babait në infektiv/ Prokuroria i heton për shpifje dy motrat, reagon edhe Meta

18:43 18/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Dy motrat që denoncuan vdekjen e babait të tyre në spitalin Infektiv do të përocedohen penalisht për përhapje të informacioneve të rreme për mjeken e QSUT, Migena Qato.

Ditën  e djeshme dy motrat denoncuan vdekjen e të atit Rifat Lalo, duke thënë se ai nuk kishte marrë shërbimin e nevojshëm, por ishte lënë në një karrige në ambientet e spitalit infektiv. Ato thanë se para se të vdiste, babait të tyre nuk i ishte bërë as skaneri dhe bënë thirrje që njerëzit mos t’i sjellin të afërmit e tyre në spital. QSUT reagoi më vonë duke i mohuar akuzat e duke thënë se pacientit i ishte bërë skaneri.

Me sa duket, shteti shqiptar nuk mjaftohet me vrasjen që i bën njerëzve nëpërmjet neglizhencës në spitale, por edhe nëse guxon të flasësh të procedojnë penalisht. Sipas njoftimit të policisë janë motrat ato që kanë përhapur infermacione të rreme, ndërsa situata në spitale është mëse normale. Në fakt krejt e kundërta po ndodh, ndërsa shtretërit janë ezauruar dhe në disa nga spitalet COVID nuk pranohen më pacientë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta i cili ka thënë se skandalet duhet të hetohen deri në fund dhe prokuroria nuk duhet të keqpërdoret.

Reagimi i Metës:

Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse.
Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen e madhe për humben e jetës së të afërmit të tyre.

Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik.
Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret.
Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.
Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë.
Familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të saj të dashur.
Ndërsa çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie.
Çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021 dhe pas kësaj date.

 

Etiketa: denoncuan vdekjen e babaitmotrat procedohen penalishtreagon metarifat lalo

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Koronavirusi: Si shqiptarët kalojnë kufirin dhe shtrohen në spital në Janinë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.