Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Denoncimi/ Vrasja e qenve të rrugës, një barbari e komanduar nga Veliaj

17:51 01/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Është fakt që Erion Veliaj nuk ka ndonjë dashuri të madhe për njerëzit, thënë kjo nga vendimet që merr në dëm të tyre, duke i rënduar jetën me taksa, trafik, smog, mugesë të hapësirave publike. Por tashmë nuk është më e habitshme as fakti që Erion Veliaj nuk do as kafshët, edhe pse për t’u dukur më i dashur, herë pas here poston foto me qenë e në natyrë.

Videot e publikuara ditën e sotme e tregojnë qartë se kjo sjellje është një tjetër hipokrizi e Veliajt.

Animal Rescue Albania denoncoi më herët me video masakrën e Veliaj ndaj qenve endacakë. Në postimin e tyre shkruhej se çdo ditë të javës, qentë e rrugës merren zvarrë, hidhen mbi kamionë dhe çohen në spitalin e vdekjes duke u vrarë pa mëshirë me acid klorhidrik në zemër.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve thotë se ëshët Erion Veliaj ai që quhet mendja dhe dora e vrasjes dhe shfarosjes së qenve në Tiranë.

“Ai do të sillet vërdallë këto kohë për të kërkuar votën tuaj, per t’ju buzëqeshur me perbuzje, duke ju mashtruar siç di të bëjë të vetmen gjë.

BËRTITINI NË FYTYRE këtij të pabesi”, shkruhet në postim.

Më tej mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kashar, ndërsa vullnetaret për mbrojtjen e kafshëve kanë konstatuar se qentë ishin të sterilizuar, por do të vriten në fundjavë. Madje një vajzë shtatzënë në muajin e nëntë është përballur me forcën e arrogancën e përfaqësuesve të Bashkisë në momentin që është përpjekur t’i ndalojë.

Denoncimi i Animal Rescue Albania:

Përsëritet çdo ditë të javës dhe çdo javë të vitit.

Ata i marrin zvarrë si në këtë video, i hedhin mbi kamion, i çojnë tek spitali i vdekjes dhe i vrasin pa mëshirë me acid klohridrik në zemër.

Kjo pamje përsëritet çdo ditë dhe çdo ditë pa u ndalur para asgjëje.

Ata janë arrogant, na fyejnë, na shajnë, na tallin, na kërcënojnjë.

Ata janë të tille sepse një palo Kryebashkiak turp i këtij qyteti i ka dhënë zemer dhe pushtet INJORANCËS.

Erion Veliaj quhet mendja dhe dora e vrasjes dhe shfarosjes së qenve në Tiranë.

Ai do të sillet vërdallë këto kohë për të kërkuar votën tuaj, per t’ju buzëqeshur me perbuzje, duke ju mashtruar siç di të bëjë të vetmen gjë.

BËRTITINI NË FYTYRE këtij të pabesi.

Sot janë marre me forcë qentë e një lagjeje në Kashar. Sipas vajzave vullnetare ishin të sterilizuar dhe të vaksinuar. Ata do të vriten në fundjavë dhe askush nuk do marrë vesh më për ta.

Një vajzë shtatzanë në muajin e 9 ka tentuar ti ndalë, por është përballur me forcën dhe arrogancën e disa “injorantëve” që përfaqësojne institucionin e bashkisë.

https://www.facebook.com/watch/?ref=saved&v=3944417802247903

 

 

 

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi. Në një postim në Facebook ai shkruan se Veliaj është një dyfytyrësh që fotografohte me qentë e nga ana tjetër i tërheq zvarrë me kamiona për t’i shfarosur.

“Qytetarët i vret me trafik e smog. Kafshët e gjora e të pambrojtura i vret me acid klorhidrik në zemër.

Erion Veliaj është një dyfytyrësh që fotografohet me qentë por nga ana tjetër i tërheq zvarrë me kamiona për t’i shfarosur në spitalin e vdekjes. Një barbari e komanduar prej tij. Neveri për këtë hipokrit të pështirë që turpëron emrin shqiptar!”, shkruan Këlliçi.

https://www.facebook.com/BelindKellici.Official/posts/304251907728353

Pra e vetmja zgjidhje kur Veliaj del nëpër Tiranë për të kërkuar votën, është t’ia përplasësh në fytyrë pabesitë e tij. Fasada që ai ka krijuar për Tiranën është një qytet i pastër, pa ndotje, pa qenë nëpër rrugë, pa shitës ambulantë. E vërteta është ndryshe: Tirana është një qytet i pushtuar nga ndotja dhe smogu, qentë e rrugës hiqen zvarrë e vriten pa mëshirë ndërsa shitësit ambulantë largohen me dhunë nga Policia Bashkiake e Veliajt.

Etiketa: erion veliajvrasja e qenve te rruges

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Macron urdhëron mbylljen e vendit në të gjithë Francën, shkollat kalojnë në mësim online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.