Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dëmtimi i Urës së Zogut, qytetarë e aktivistë në protestë: Autoritetet të marrin masa (Video)

16:44 19/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Organizata Sebastia, e shqetësuar nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar në vitin e fundit ura e Milotit, njohur gjërsisht si “Ura e Zogut” ka vendosur të zhvillojë një protestë ku kërkon mbrojtjen e dinjitetit të historisë shqiptare. Ura e Zogut, një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927 rrezikon shembjen dhe banorët e kësaj zone, bashkë me anëtarët e organizatës, nuk e tolerojnë këtë gjë.

Me pankarta në duar me mbishkrimiet “Mbro identitetin”; “Mos e zhduk historinë”; “Kush nuk reagon është bashkëfajtor në krim”, ata kërkojnë që autoritetet të reagojnë për urën mbi lumin Mat që dikur lidhte verilindjen me pjesën tjetër të vendit. Në deklaratën zyrtare të Organizatës Sebastia shkruhet se urën e ka shkatërruar babëzia e bosëve të kompanive të ndërtimit, që prej 3 dekadash shfrytëzojnë këtë lumё për të nxjerrë inerte për ndërtim, pa kontroll, ilegalisht dhe legalisht kur bëhët fjalë për kompanitë e kontraktuara nga shteti.

Organizata Sebastia, e shqetësuar nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar në vitin e fundit ura e Milotit, njohur gjërsisht si “Ura e Zogut”, Monument i Trashëgimisë Kulturore i Kategorisë së Parë shpallur në vitin 1999 nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe e mbrojtur me ligj, dhe njëkohësisht të ndjeshëm ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj urё me rëndësi të madhe historike dhe arkitektonike, gjithashtu të indinjuar ndaj mosreagimit të institucioneve përgjegjëse, kemi vendosur të realizojmë këtë marshim sot, së bashku me qytetarë të tjerë Kurbinas dhe jo vetem. Ky është vetem një nga aktivetet që ne këmi ndërmarrë. Në janar të këtij viti kemi iniciuar një peticion online, për të cilin jemi të lumtur të komunikojmë që ka pasur mbi 3000 nëshkrime, por nuk jemi aq të lumtur kur komunikojmë që një numer i tillë qytetaresh nuk është marrë seriozisht nga Institucionet përgjegjëse. Plotësisht të vetëdijshëm se mbrojtja e trashëgimisë tonë është një detyrë qytetare dhe patriotike, gjykojmë dhe besojmë se këto aktivitete duhet të nxisin reagimin e institucioneve përgjegjëse në hartimin dhe zbatimin e një plani emergjent për ndalimin e shkatërrimit të urës.

https://gazetareforma.com/wp-content/uploads/gazetareforma-uploads/2021/09/WhatsApp-Video-2021-09-19-at-16.47.37.mp4

Ura e Zogut, një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927 rrezikon shёmbjen. Pjesërisht nga erozioni natyror, dhe rreshjet e shumta të dimrit që shkoi, dhe masivisht nga dora e njeriut. Urën mbi lumin Mat që dikur lidhte verilindjen me pjesën tjetër të vendit, nuk e shkatërroi vetem natyra, por babëzia e bosëve të kompanive të ndërtimit, që prej 3 dekadash shfrytëzojnë këtë lumё për të nxjerrë inerte për ndërtim, pa kontroll, ilegalisht dhe legalisht kur bëhët fjalë për kompanitë e kontraktuara nga shteti. Ura me Harqe, është ndërtuar dhe projektuar nga Inxhinieri Italian Z. Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga Italia.  Zbatimi i projektit të Urës së Zogut u bë nga inxhinieri i shquar shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier, i cili ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë.  Ura është ndërtuar brenda një viti dhe është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore.  Stili i harqeve të saj dhe detajet të tjera arkitekturore ishin një risi për kohën kur është ndërtuar dhe akoma sot në Universitetin e Inxhierisë trajtohet dhe studiohet stili inovativ i kësaj Urë. Në mënyrë të paligjshme kompani ndërtimi me lidhje deri në strukturat më të larta qeveritare kanë shfrytëzuar pa kriter shtratin e lumit Mat për të nxjerrë inerte.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kurbinlezheproteste

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Pandemia dhe ndryshimet klimatike vënë në lëvizje liderët botërorë, ja kur do të jetë mbledhja në OKB

Pandemia dhe ndryshimet klimatike vënë në lëvizje liderët botërorë, ja kur do të jetë mbledhja në OKB

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English