Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Protestë simbolike e opozitës në Tiranë gjatë zhvillimit të samitit europian

Ndërsa qendra e Tiranës ishte nën masa të rrepta sigurie për shkak të samitit të liderëve europianë, opozita zhvilloi një protestë kundër asaj që e cilëson si “vjedhje të zgjedhjeve”. Tubimi nisi rreth orës 17:00 në Bulevardin “Zogu i Parë”, por ndryshe nga pritshmëritë, pjesëmarrja rezultoi e ulët – në masë më tepër simbolike. Ndalimi i qarkullimit për shkak të samitit ndikoi gjithashtu në mobilizim.

Në protestë ishin të pranishëm një pjesë e figurave të njohura të Partisë Demokratike, përfshirë Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Ervin Balliun, Jorida Tabakun, Luçiano Boçin dhe Agron Gjekmarkajn. Protesta u zhvillua me tone të qeta, nën thirrjet “Poshtë diktatura”, “Duam votat tona” dhe “Edi Rama kriminel”.

Lideri historik i opozitës, Sali Berisha, nuk ishte i pranishëm në momentet e para të protestës. Ai ndodhej në Bruksel dhe pritej të mbërrinte në Tiranë me avion gjatë pasdites.

Belind Këlliçi, një nga folësit kryesorë të protestës, deklaroi: “Kush ka futur duart duke deformuar votën e shqiptarëve, të jeni të bindur se do të përballen me ligjin. Do të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë për zgjedhjet e 2023-it. Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë”.

Këlliçi shtoi se Partia Demokratike do të analizojë vetë procesin e saj të brendshëm, por kjo do të ndodhë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR: “Ne do të bëjmë analizën tonë, do të shikojmë ku kemi gabuar, janë kandidatët apo programi, por këtë do e bëjmë pas raportit përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet”.

Një qytetar i pranishëm u shpreh: “Janë vjedhur zgjedhjet. Unë kam sa të duash njerëz që donin të vinin me mua këtu sot dhe nuk kanë ardhur se thoshin, ‘por të më shikojnë mua në protestë, më vijnë te dyqani, më ndalojnë me makinë’. Është turp ta diskutosh këtë, por ky ka kaluar në regjim”.

Në protestë mori pjesë edhe Tedi Blushi, i cili u shpreh shkurtimisht: “Nuk kam asnjë koment tjetër veçse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”.

Luçiano Boçi theksoi se qëllimi i protestës ishte të denonconte parregullsitë zgjedhore dhe të përçonte një mesazh politik: “Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Ka koincidencë thoni ju se ka një Samit, por se Rama po shet shou politik”.

Pavarësisht pjesëmarrjes së reduktuar, organizatorët paralajmërojnë se protesta ishte vetëm një hap i parë, ndërsa retorika e denoncimeve pritet të intensifikohet pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR.

Etiketa: demokratetvota

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.