Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dëmi ekonomik deri në 1 miliardë dollarë, Ahmetaj tregon sektorin më të prekur nga pandemia

22:08 07/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Fakti që ekonomia botërore do kalojë një krizë të thellë dhe shumë vende do pësojnë rënie të mëdha si pasojë e Covid-19, është tashmë i pashmangshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë ka paralajmëruar se pandemia mund të shkaktojnë recesionin më të thellë të përjetuar ndonjëherë, duke shtuar se bota duhet të synojë shfrytëzimin sa më shumë të mundet të të gjithë nxitësve ekonomikë në zhvillimin e qëndrueshëm për zmbrapsjen e situatës.

Edhe vendi ynë, ndonëse po e përballon mirë situatën e koronavirusit, do përballet me probleme të mëdha, teksa sipas Bankës Botërore pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, teksa defiçti do të rritet në 3,9 për qind të PBB, si pasojë e të ardhurave të pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorti të vitit të shkuar.

Mbrëmjen e sotme, Arben Ahmetaj deklaroi se dëmi ekonomik që do të pësojë Shqipëria për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, parashikohet të jetë më shumë se 1 miliardë dollarë, ndërsa pohoi që sektori më i prekur do të jetë ai i prodhimit.

“Dëmi ekonomik këtë vit mund të shkojë përreth minus 5 përqind. Nëse do e transmetoja në shifra të prodhimit të brendshëm bruto, gati 1 miliardë dollarë brenda vitit. Unë mendoj që do të jetë pak më e lartë, do të shkojë tek 8 përqind dhe do të kalojë 1.3 miliardë dollarë dhe si dëm do të transferohet tek ndërmarrjet. Pra kemi prodhimin. Kjo është ndryshe si krizë nga ajo e vitit 2008, është krizë e sektorit real të krijuar nga frika e pandemisë”.

Ahmetaj tha se në këto kushte vendi gradualisht do të vijojë hapjen, ndonëse kjo hapje është e kushtëzuar edhe nga mënyra se si do të hapen vendet e rajonit.

Duke folur për humbjen e vendeve të punës Ahmetaj pranoi se do të ketë një rënie, por parashikon që rritja të nisë në muajin qershor, kjo falë turizmit për të cilin po mendohet një hapje e kujdesshme.

“Ne po hapemi, por jemi të kushtëzuar edhe nga hapja e rajonit. Italia dhe Greqia janë mbi 85% e shkëmbimit tonë tregtar. Hapja e tyre do na lehtësojë. Punësimi do rimerret që nga qershori. Këtu kemi një element që ka të bëjë me turizmin. Ne turizmin do e rihapim kujdesshëm. Ne do flasim me vende si Çekia apo Polonia për të patur fluturime direkte dhe protokolle bilaterale, për t’i sjellë turistët drejtpërsëdrejti. Deri në shtator, punësimi do jetë ringritur tek 90% e asaj që ishte para krizës, ndërsa ekonomia do rimarri tempin e shkurtit të këtij viti, në janar -shkurt të vitit tjetër”, u shpreh Ahmetaj.

Lidhur me protestën e naftëtarëve të Ballshit që dolën sot në protestë pasi pretendonin se nuk i ka kaluar paga e premtuar nga ministrja Balluku, Ahmetaj tha se, sipas tij 720 punonjës të rafinerive të naftës në Ballsh kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh të reja.

Më herët edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka publikuar vendimin e qeverisë të 23 prillit që i ka bërë naftëtarët e Ballshit pjesë të kategorisë përfituese të pagës prej 40 mijë lekë të reja dhe ajo është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Të tjera

Llogaraja dhe Ligji: Gjenerali, kolonelët dhe fletët e akuzës që po shembin komandën
Aktualitet

Llogaraja dhe Ligji: Gjenerali, kolonelët dhe fletët e akuzës që po shembin komandën

Për më shumë se një dekadë, pushteti në Shqipëri ka funksionuar si një komandë e përqendruar, me gjeneralin Edi Rama...

22:53 05/11/2025
“Nga ty varet e ardhmja ime” – Zbardhen mesazhet e Belinda Ballukut me Evis Berberin para emërimit në ARRSH
Aktualitet

“Nga ty varet e ardhmja ime” – Zbardhen mesazhet e Belinda Ballukut me Evis Berberin para emërimit në ARRSH

Zbardhen detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Posaçme që përfshin zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Dokumentet...

13:36 05/11/2025
Para

Kryeministri Kurti: Thaçi dhe Vuçiç kanë nënshkruar një marrëveshje të fshehtë, ja kush ma tregoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Llogaraja dhe Ligji: Gjenerali, kolonelët dhe fletët e akuzës që po shembin komandën

Llogaraja dhe Ligji: Gjenerali, kolonelët dhe fletët e akuzës që po shembin komandën

22:53 05/11/2025
“Nga ty varet e ardhmja ime” – Zbardhen mesazhet e Belinda Ballukut me Evis Berberin para emërimit në ARRSH

“Nga ty varet e ardhmja ime” – Zbardhen mesazhet e Belinda Ballukut me Evis Berberin para emërimit në ARRSH

13:36 05/11/2025
Pezullimi i volejbollistes Nayara Ferreira ngjall debat: “Më kërkuan test gjinie pa bazë ligjore, po çmendem”

Pezullimi i volejbollistes Nayara Ferreira ngjall debat: “Më kërkuan test gjinie pa bazë ligjore, po çmendem”

11:12 05/11/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 5 nëntor 2025

09:47 05/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.