Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Del prap në skenë “mbreti” i shkeljeve/ Bisedat në SKY: Mesazhi i Gjicit për Malajn

14:40 17/07/2024
Reading Time: 4 min lexim

Ish-gardisti i 21 Janarit, Agron Malaj, ka dalë në një skenë tjetër skandali, këtë herë nga përgjimet e dosjes “Metamorfoza”, një nga çështjet e bujshme në SPAK. (lexo këtu)

Kjo dosje është një nga çështjet e shumta ku krimi, korrupsioni elektoral, emërimet në administratë dhe politika janë të përziera me njëra-tjetrën, ku në shumë raste për qëllime të caktuara këto komponentë bashkëveprojnë mes tyre në kohë të caktuara përmes edhe bisedave.

Mes shumë bisedave të kësaj natyre, sipas gazetarit Elton Qyno, veçohet njëra, ku Ardit Hasanbegaj në datën 2 nëntor 2020, i shkruan biznesmenit Pëllumb Gjoka, duke i pohuar si më poshtë vijon:

‘…Ça burri është, pozitiv apo negative ky Drejtori i Hipotekës këtu…?

Pëllumbi ia kthen: ‘…Vari k***n…’.

Ndërsa më pas Hasanbegaj i shkruan: ‘…thashë mos ishte linja jote, ti bje apo jo? Meqë nuk ke detyrim ti, po më doli në shteg e ngrita, pooo ok…’.

Dhe Pëllumb Gjoka, që ia kthen shkurt: ‘…Mos ju ndaj…’.

Nuk ka kaluar shumë nga kjo bisedë, është sërisht Ardit Hasanbegaj që pyet Pëllumb Gjokën, duke i kërkuar ndihmë për një njeriun e vetë, i quajtur Shpend Kuçi, i cili punon doganier në Kukës dhe se i rrezikohet vendi nga Safet Gjici, që në 2020 drejtonte bashkinë e Kukësit.

Nga ana tjetër Pëllumb Gjoka i kërkon Hasanbegaj të gjejë datën e saktë se kur mund të shkonte një person në Roskoveç të Fierit, që ishte vënë target prej grupit të tyre, pasi në Roskovec ky person bënte ecje me kalë.

Sipas dosjes hetimore Gjici, kishte vetëm 1 vit e gjysëm që ishte bërë Kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte filluar spastrimet në gjithë administratën, përfshirë dhe në doganën e Morinës.

Në 2 nëntor 2020, Hasanbegaj i thotë Pëllumb Gjokës:

‘…Të të pyes, me Safet Gjicin ke njohje të Kukësit? Se kam një njeriun tim në doganën e Kukësit, por ka frikë se po i heq të gjithë ai, ok. E kam njeriun tim, familje kunat. Është i vetmi që ka ngel aty, por ka frikë mos e heqin. Ai i PS është, por thotë po çon njerëz të tij, aty në Kukës. Prandaj ka frikë. Ok, Shpend Kuçi. Aty e ka çuar Saimiri,(Tahiri) para dy vjetësh. Është anëtar i Partisë Socialiste që në 91, me origjinë nga Tepelena, banon në Tiranë…’.

Pëllumb Gjoka lidhet me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë së Burrelit, të cilit i kërkon që të flasë me Safetin në mënyrë që Shpend Kuçi, kunati i Ardit Hasanbegaj mos shkarkohet nga Safet Gjici në doganën e Morinës.

Gjoka i shkruan Hasanbegaj: ‘…Po i thotë Kryetari i Bashkisë Burrel…’, kurse zyrtari i policisë ia kthen: ‘…më thuaj ça reagimi do bëjë…ok’.

Me sa duket Agron Malaj lidhet në telefon me Safet Gjicin, duke ja shfaqur shqetësimin dhe kërkesën e Pëllumb Gjokës për mos prekur doganierin Shpend Kuçi nga Tepelena.

Safet Gjici, ia kthen përgjigjen Agron Malaj dhe më pas ky i fundit ja dërgon me ‘screenshot’ në telefon Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Pëllumb Gjoka këtë mesazh të Safet Gjicit, ja dërgon me aplikacionin ‘Sky’ Ardit Hasanbegaj.

Ky mesazh i Safet Gjicit dërguar Malaj dhe që më pas përfundoi në telefonin e Hasanbegaj ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:

‘…Agron përshëndetje. Do ta shof nesër nëse do përgjigjet për këto punët tona në funksion të datës 25. Patjetër e mbajmë se ai është nga Tepelena…’.

Sipas përmbajtjes së këtij mesazhi Safet Gjici, është dakord të mbajë në punë kunatin e Hasanbegaj, por me kushtin që ai të impenjohet dhe ndihmojë fushatën e PS në zgjedhjen parlamentare të 25 Prillit 2021 që po vinin.

Pasi shikon përmbajtjen e këtij mesazhi të shkruar nga Safet Gjici, Hasanbegaj i shkuan Pëllumb Gjokës duke i thënë: ‘…ok vëlla, për atë datën mbaj unë përgjegjësi…’, duke nënkuptuar gjetjen e ditës së saktë se kur mund të shkonte në Reskovec personi që kërkonte Pëllumb Gjoka.

Më tej në mëngjesin e datës 5 nëntor 2020 Hasanbegaj i shkruan sërisht Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se: ‘…nëse ulet ky kunati im me Safetin të flasë në emër të Agronit?. Kur Gjoka i shkruan: Mirmëngjes vëlla! Po, Agroni është Kryetari i Bashkisë Mat, që ta dijë kunati…’.

Në vazhdim të kësaj bisede Pëllumb Gjoka, i kërkon ndihmë Ardit Hasanbegaj pasi kërkon të marrë disa kompjutera për lojëra fati në Mlain e Zi dhe ti fusë në Shqipëri.

‘…Po më duhet ndihma jote. Do marr disa kompjutera që më kanë ngel në Mal të Zi…’, i shkruan Pëllumb Gjoka. Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke i thënë ‘Po mo, kur të duash nga territori. Sa është ai motër q*** im të ndihmoja unë, pa ardhë. Mos e kemi atë nëpërkëmbë, se bëhet keq ai…’.

 

Etiketa: dosja metamorfoza

Të lidhura

Hamasi refuzon planin e ri të armëpushimit në Gaza të propozuar nga SHBA
Bota

Hamasi refuzon planin e ri të armëpushimit në Gaza të propozuar nga SHBA

Hamasi pritet të refuzojë propozimin më të fundit të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara për një armëpushim në Rripin e...

08:15 30/05/2025
Horoskopi sot: 30 Maj 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 30 Maj 2025

Dashi Një zhgënjim apo pengesë që ke përjetuar të ka bërë të vështirë të kuptosh se kujt mund t’i besosh...

07:57 30/05/2025
Para
Debate te “Shëndetësia”/Skandali te Onkologjiku,Vokshi: Ministrja duhej të dorëhiqej

Debate te "Shëndetësia"/Skandali te Onkologjiku,Vokshi: Ministrja duhej të dorëhiqej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Hamasi refuzon planin e ri të armëpushimit në Gaza të propozuar nga SHBA

Hamasi refuzon planin e ri të armëpushimit në Gaza të propozuar nga SHBA

08:15 30/05/2025
Horoskopi sot: 30 Maj 2025

Horoskopi sot: 30 Maj 2025

07:57 30/05/2025
Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit

Prezantim bashkë me Igli Taren, Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit

19:36 29/05/2025
Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete

Aksident zinxhir në Fier, përplasen katër automjete

19:12 29/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.