Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deklaratat që mundohen të fshehin të vërtetën, qeveria vazhdon vjedhjen në mes të krizës energjetike

20:11 13/10/2021
Reading Time: 4 min lexim

Qeveria ka vazhduar edhe ditën e sotme me propagandën dhe delirin e saj se po e përballon shumë mirë krizën që në fakt e ka shkaktuar vetë.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shpjeguar pikat e planit të qeverisë, ka thënë edhe një herë se çmimi i energjisë nuk do të rritet. Ahmetaj ka theksuar se do të mbrohet familja dhe biznesi i vogël, nga “gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike”, siç e ka quajtur ai. Duke vazhduar një fushatë elektorale teksa është në qeveri, Ahmetaj është rikthyer tetë vite më parë, kur Partia Socialiste premtonte 24 orë të ditës energji elektrike pa ndërprerje, sapo të vinte në pushtet. Por tashmë kanë kaluar dy mandate nga qeverisja socialiste, dhe e vetmja gjë që është bërë është zhytja e vendit në një krizë që lehtësisht mund të ishte shmangur.

“Kryeministri ka qenë shumë i qartë në deklarimin e planit. Pika e parë që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me furnizimin me energjinë elektrike. Pika e dytë ka të bëjë me mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël. Për pjesën tjetër ka një reformë, një skedë që do vazhdojë ashtu siç ka qenë e planifikuar. Nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël. Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike. Jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse furnizimi dhe në botë ka qenë me problematika”, tha Ahmetaj.

Pasi e kishin përgatitur opinionin se çmimi i qeverisë do të rritej, tashmë qeveria del me deklarata kontradiktore dhe thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë. Në fakt qytetarët shqiptarë po vazhdojnë të grabiten. Pak ditë më parë qeveria vendosi t’i japë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike 200 milionë euro, për të blerë energji elektrike. (Lexo këtu). Dhe me çfarë çmimi? OSHEE është duke e blerë energjinë me çmime marramendëse, që për ekonominë shqiptare janë të tepërta. Vetëm dy ditë më parë OSHEE bleu energji elektrike për  datat 13-17 tetor me çmimin 255.79 Euro/ MWh, totali shkoi në 6.4 milionë euro. (Lexo këtu).

Pavarësisht se Ahmetaj dhe qeveritarët e tjerë thonë se çmimet për qytetarët nuk do të rriten, në fakt ato 200 milionë euro dhe ndoshta shumë të tjera do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, kjo është pak por e sigurt. Vetëm se qeveria nuk ka pasur aspak qëllim shmangien e kësaj krize  dhe kursimin e parave. Kjo bëhet e qartë nga politika bllokuese e HEC-eve që ka ndjekur, duke përjashtuar natyrisht klientët e saj, të cilët e kanë energjinë me 62 euro.

Linjën e Ahmetajt e ka vazhduar edhe ministrja e financave, Delina Ibrahimaj. Ajo e ka çuar edhe më tej idenë dhe ka thënë se do të parqitet në Kuvend një ligj për Eurbondin. Ibrahimaj tha se huamarrja do të bëhet për të financuar një pjesë të mbështetjes buxhetore për arsimin e projektet e tjera.

Ministrja citoi deklaratën e FMN-së për ekonominë shqiptare dhe tha se ka pasur vetëm përmirësim dhe stabilitet. Sipas ministers, ekonomia shqiptare ka kapacitet të përballojë krizën energjetike. Ibrahimaj tha se nuk kishte sinjal për varfërimin e xhepave të shqiptarëve, por siç duket llogaritë e saj nuk bëhen me pagën minimale në vendin tonë. Jo vetëm që jetesa e qytetarëve është vështirësuar, por rritja e çmimeve të produkteve të shportës, bukës, karburanteve etj. i ka dhënë shtysën e fundit gjendjes së mjerueshme.

Ndër të tjera, në deklaratën e FMN-së thuhej se gjithashtu duhet “investuar me efikasitet tek njerëzit dhe ekonomia për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit; së dyti, rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës fiskale, për të ulur defiçitin shumë të lartë fiskal dhe raportin e borxhit publik. Mënyra për të kapërcyer këto dy sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësimi i transparences dhe cilësisë së investimeve publike”. Megjithatë, kjo nuk ishte në interesin e ministers për t’u përmendur.

“Në radhë të parë unë do to t’ju ftoja që ta lexonit me vëmendje deklaratën e FMN. Kemi pasur diskutime të të gjitha formave me përfaqësues të FMN dhe të Bankës së Shqipërisë. Ndajmë mendim të përbashkët se ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Ka potencial për të përballuar krizën energjetike nëse i përmbahet tregjeve ndërkombëtare S’ka pasur rritje të normave të interesit. Banka e Shqipërisë deklaroi se nuk pret që të rrisë normat e interesit gjatë vitit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Inflacioni në muajin shtator ishte 2.5%. në analizën e kryer nga FMN dhe nga Banka e Shqipërisë s’ka sinjal për varfërimin e xhepave të shqiptarëve. Pagat janë rritur.”,

Ndryshe nga ç’thotë Ahmetaj dhe Ibrahimaj, situata nuk është aspak aq ideale sa propagandohet. Nëse qeveria nuk do të kishte ndjekur një politikë bllokuese të HEC-eve sot nuk do të kishte një krizë dhe nuk do të shpenzoheshin 200 milionë euro për energji elektrike që mund të prodhohej në vend. Delina Ibrahimaj si ministre financash duhet ta di se me politikat e ndjekura, nuk arkëtohen taksa dhe nuk ka rritje të GDP-së nga mosndërtimi i këtyre HEC-eve. (Lexo këtu)

Por siç duket, e gjitha ka qenë një skenar. Shpërdorimi i parave nga buxheti i shtetit ka filluar vrullshëm dhe do të vijë një ditë kur të mos ketë mbetur më asnjë qindarkë për t’u shpenzuar e jo më për t’u grabitur.

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ahmetajdelina ibrahimajHEC-etpropagandeqeveriavjedhje

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para
Ndryshime në qeveri, ja kush janë zv/ministrat e emëruar në detyrë

Ndryshime në qeveri, ja kush janë zv/ministrat e emëruar në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.