Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deklaratat boshe të Ahmetajt, rritja e çmimeve nuk ndalet me anë të propagandës

15:59 06/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme se çmimet e energjisë nuk do të rriten në Shqipëri dhe se ditët në vazhdim kryeministri Edi Rama do të paraqesë një plan të detajuar masash për të dalë nga kriza energjetike.

Pa marrë parasysh se vendi është realisht duke kaluar një moment të vështirë që ka ndikuar thellësisht në jetët e qytetarëve, Ahmetaj ka vazhduar me deklarata të tipit populist që vetëm çorientojnë e manipulojnë opinionin publik.

Siç e ka vënë edhe më parë në dukje Gazeta Reforma, kriza që paralajmëron kryeministri e qeveria është vetëm pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimit nga korrupsioni e mbi të gjitha politikave bllokuese për hidrocentralet e gjithë industrinë e prodhimit të energjisë, që së bashku me turzimin përbëjnë shtyllat e ekonomisë shqiptare.

Aparati propagandistik që qeveria ka ngritur përpiqet vetëm të bindë qytetarët dhe bizneset e vogla se këta do të jenë prioritet dhe shteti do t’i ndihmojë.

Ndërkohë që çmimet luhaten në mënyrë të pakontrolluar, justifikimi i qeverisë është “se nuk jemi në komunizëm që të fiksojë çmimet”. Por ndërkohë, në fusha të caktuara të ekonomisë janë oligarkët me bizneset e tyre ata që i fiksojnë çmimet dhe qeveria nuk lëviz as gishtin për këtë gjë.

Ndërkohë që kjo industri shkatërrohet, janë qytetarët ata që kanë paguar e do vazhdojnë ta paguajnë faturën.

Qeveria ka nisur prej kohësh bllokimin e falimentimin dhe me anë të propagandës i ka etiketuar sipërmarrësit e guximshëm shqiptarë si hajdutë e shfrytëzues. Ndërkohë, këta njerëz me guxim e sakrifica dhe pengesa të pafunda që qeveria ka vendosur përballë tyre, kanë sjellë vetëm të mira për shoqërinë e popullin shqiptar, të cilin po kjo qeveri pretendon se do e mbrojë.

Dhe mënyra si qeveria e konsideron “mbrojtjen” e qytetarëve është nëpërmjet rritjes së taksave e duke përdorur para pa fund nga buxheti i shtetit, i cili do vijë një pikë e nuk do të përballojë më çdo vjedhje e abuzim.

Qeveria është shumë vonë për t’i ndihmuar shqiptarët, pasi është pikërisht ajo që i ka lënë në një gjendje të vështirë dhe me mundësi të pakta për një jetesë dijnitoze. E vetmja gjë që qeveria është duke bërë, është një propagandë e tipit diktatorial, për t’i bindur njerëzit se është duke punuar fort për prosperitetin e tyre.

Tashmë është shumë vonë, sepse sot Ahmetaj harroi në fakt të përmendte se shumë çmime janë rritur. Qytetarët tashmë paguajnë më shumë për bukën, paguajnë më shumë për kafen, karburantet e së shpejti edhe për energjinë.

Ahmetaj po ashtu ra në kundërshti me deklaratat e Ramës, i cili paralajmëroi disa ditë më parë se do të ketë rritje të çmimeve. Tani jo vetëm që qytetarët do detyrohen të paguajnë më shumë, por do të jenë të detyruar të dëgjojnë edhe propagandën e pashembullt të qeverisë, që thotë se është duke e bërë çdo gjë mirë.

 

 

 

 

Etiketa: ahmetajdeklarata populisteRritja e cmimeve

Të lidhura

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin
Aktualitet

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV se një kompani ndërtimi në...

21:36 26/06/2025
Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Aktualitet

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është aktivizuar pasditen e sotme në zonat periferike të Sarandës, duke përfshirë fshatin...

18:58 26/06/2025
Para
Samiti në Slloveni/ Vjen reagimi i Presidentit Meta: Mesazhe inkurajuese!

Samiti në Slloveni/ Vjen reagimi i Presidentit Meta: Mesazhe inkurajuese!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

21:36 26/06/2025
Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

21:07 26/06/2025
Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

18:58 26/06/2025
Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

18:42 26/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.