Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Debati për provimin, Shahini: Pedagogët e universitetit po refuzojnë trendin e modernizimit

21:01 18/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka reaguar ditën e sotme në lidhje me reagimet e shumta që lindën pas provimit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe të Maturës Shtetërore.

Shahini ka theksuar se i ka ndjekur me kujdes të gjitha reagimet dhe  i është përgjigjur pedagogëve kritikë për provimin e Maturës Shtetërore që të reflektojnë mbi metodat dhe trendin e mësimdhënies.

Ministrja tha se hendeku midis arsimit parauniversitar dhe atij universitar po shkon duke u zgjeruar, pasi reforma kurrikulare shkollore po e çon arsimimin e nxënësve drej aftësimit për punë .

Ndërkohë, pedagogët e universitetit po e refuzojnë këtë trend.

Postimi i plotë:

“I kam ndjekur me shumë vëmendje mbireagimet e disa pedagogëve për provimin e Maturës Shtetërore. Kur e zhvesh këtë mbireagim nga petku politik dhe e adreson atë vetëm në aspektin e tij akademik, e kupton qartë se burimin e ka tek frika që këta pedagogë kanë ndaj kërkesave të kohës për një mësimdhënie dhe vlerësim shumë më të dobishëm se sa ai që ushtrojnë.

Pastaj, kjo frikë i nxjerr ata nga vetja dhe i çon nëpër debate televizive për të bërë edhe luftën e tyre të fundit kundër të pashmangshmit modernizim, i cili ka filluar tashmë në arsimin parauniversitar, por që nuk po arrin të dëpërtojë në arsimin e lartë.

Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar po shkon duke u zgjeruar, sepse reforma kurrikulare shkollore, me gjithë sfidat që ka në zbatim, po e çon arsimin drejt aftësimit të nxënësve për punë apo për jetë, duke zhvilluar jo vetëm njohuritë e tyre për lëndë të caktuara, por njëkohësisht edhe aftësitë për t’i aplikuar këta njohuri në praktikë. Ndërkohë, pedagogët e universitetit po refuzojnë kokëfortësisht ta ndjekin këtë trend.

Nuk mjafton vetëm të dish se kur dhe ku ka lindur Naim Frashëri apo çfarë simbolizon ai dhe veprat e tij për kombin tonë. Duhet të zotërosh gjithashtu edhe aftësinë të komentosh mbi veprat e Frashërit përmes eseve të mirë-argumentuara, si dhe të njohësh dallimin mes esesë argumentuese dhe asaj përshkruese. Sikurse nuk mjafton ta konsumosh letërsinë në mënyrë pasive dhe të vlerësohesh sipas saktësisë së identifikimit të personazheve apo riprodhimit përmendësh të elementëve kryesorë të veprës, por nevojitet lexim aktiv që rrit kuptueshmërinë.

Kritikët e provimit të maturës janë edhe hartues pyetjesh për vlerësimin e mësuesve të rinj, të tipit: Romani “Zonja Bovari” i vendos ngjarjet në: a) Paris; b) Plazh, c) Provincë apo d) Lion …

Kjo është një nga ato pyetjet e provimit të shtetit në mësuesi që e gjeni në faqen e QSHA. Dhe ta mendosh që janë edhe 200 pyetje të tjera të ngjashme…

Problemi me këto lloj pyetjesh është se nuk masin aftësitë që duhet të kenë mësuesit në shkollë. Ato masin vetëm memorien afatshkurtër të mësuesve, një bonus i mirë ky, por aspak thelbësor për ta!

Një pedagoge në një emision televiziv po thoshte se studentët e saj të mësuesisë – pra mësuesit e ardhshëm – nuk kanë ditur t’u përgjigjen pyetjeve në testin e maturës. Ajo e thoshte këtë duke u perpjekur të argumentonte se testi ka qenë “i vështirë ” apo “absurd”, por në fakt ekspozoi problemin kryesor që kemi me mënyrën se si universitetet përgatisin mësuesit e ardhshëm (apo edhe profesionistët e tjerë).

Ajo (besoj) nuk e kuptonte në ato momente sa fliste që shumica e maturantëve i janë përgjigjur saktë shumicës së pyetjeve në test, që do të thotë se janë më të përgatitur se studentët e saj që do të bëhen mësuesit e ardhshëm. Këta maturantë, ndërkohë, do të bëhen studentët e saj dhe do t’i kërkojnë mësimdhënie që ndërton aftësi të aplikimit të njohurive dhe jo vetëm memorizim pasiv të fakteve. E thënë ndryshe, ky është presioni që pedagogët po e ndjejnë: të ndryshojnë metodat e tyre të punës në dobi të së ardhmes së studentëve të tyre.

Shpresoj shumë që pasi nxorrën gjithë këtë energji negative nëpër televizione dhe rrjete sociale, tani të mund të ulen dhe të reflektojnë për punën që po bëjnë në universitet dhe reformën e pashmangshme që duhet të zbatojnë para se studentët t’iu japin verdiktin “të tejkaluar”.

Çdo vit provimet e Maturës Shtetërore ngjallin shumë debate e diskutime, por këtë vit protestat disa ditore  e maturantëve i dha më shumë rëndësi. Në një kohë kur maturantët u përballën me një situatë jo normale për zhvillimin e provimeve, atyre iu desh të përballeshin edhe me provime e pyetje që sipas tyre nuk ishin në planin parapërgatitor të maturës.

Të lidhura

Servilizëm dhe kontroll mediatik: Si Rama përdor mediat me status strategjik
Aktualitet

Servilizëm dhe kontroll mediatik: Si Rama përdor mediat me status strategjik

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke...

11:29 01/07/2025
E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai
Aktualitet

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Patos, ku një 36-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij, vetëm 12...

11:08 01/07/2025
Para

TIA konfimron 5 fluturime të reja për ditën e nesërme, maskat të detyrueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Servilizëm dhe kontroll mediatik: Si Rama përdor mediat me status strategjik

Servilizëm dhe kontroll mediatik: Si Rama përdor mediat me status strategjik

11:29 01/07/2025
E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

11:08 01/07/2025
Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

10:07 01/07/2025
Importonin ilegalisht sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

Importonin ilegalisht sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

09:39 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.