Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Debati për mbajtjen ose jo…/ Si dhe sa të mbron maska nga koronavirusi? A ndikon materiali dhe pastërtia. Flasin mjekët…

17:08 23/10/2020
Reading Time: 6 min lexim

Koronamvirusi ende është kryefjala e gjithë aktualitetit global, por po aq e rëndësishme është bërë edhe paska, e cila ngadalë po mbulon futyrat e individëve në të gjithë botën.

Por po aq i fortë është edhe debati në lidhje me mbajtjen ose mos mbajtjen me detyrim të maskave, sidomos në shumë shtete ku tashmë maskat janë të detyrueshme edhe në vende publike dhe rrugë.

Por janë të shumtë shkencëtarët dhe mjekët që mendojnë se me koronavirusin “SARS-CoV-2”, ende aktiv dhe në gjendje të qarkullojë në mesin e popullatës, mbajtja e maskës mbetet një ide e mirë.

Madje mjekët shkojnë më tej duke propozuar, pavarësisht nga detyrimet dhe vendimet e qeverive, që të përzgjidhen ato prej pambuku, të blera apo të bëra vetë.

Konfirmimi vjen nga një studim i fizikës së lëngjeve i kryer në Florida, SHBA, ku aktualisht është shteti më i prekur nga Covid, me një numër rastesh që rriten në mënyrë eksponenciale.

Shkencëtarët kanë simuluar emetimin e spërklave të pështymës që ne i shpërndajmë në ajër në një masë më të madhe, kur kollitemi dhe teshtijmë, dhe të cilat mund të përmbajnë grimcat virale. Dhe ata zbuluan se maskat, përfshirë ato jo mjekësore, mund të shkurtojnë ndjeshëm distancat në të cilat kalojnë këto spërkla.

 Maska përballë

Studiuesit në “Florida Atlantic University” lidhën kokën e manekinit me një makinë mjegullbërëse dhe përdorën një pompë për të lëshuar një përzierje të ujit të distiluar dhe glicerinës (“pështyma e infektuar”) nga goja. Nën dritën e lazerit, teshtitja e rreme u shfaq si re avujsh të gjelbër që përhapen nëpër hapësirë.

Në këtë pikë, ekipi vendosi disa pajisje mbrojtëse jo-kirurgjikale para gojës dhe hundës së manekinit: një shami pambuku të palosur, një shall me një shtresë, një maskë pambuku e bërë në shtëpi me dy shtresa, duke përdorur një pëlhurë të trashë pambuku, dhe një maskë në formë guaske, jo-sterile si ato që shiten në farmaci.

Mbrojtja reciproke

Pa maskë, rregullat jo gjithmonë të respektuara të distancimit fizik vlejnë shumë pak, sepse spërklat – demonstron eksperimenti – udhëtojnë deri në 3.7 metra nga goja.

Sidoqoftë, maskat e kanë shkurtuar këtë rrugëtim të tyre në mënyrë të qartë. Kur manekini mbante atë prej pambuku, spërklat arrinin vetëm 1 cm larg fytyrës, me gjithë disa “humbje” fiziologjike të spërklave, në pikat ku pëlhura puthitej më keq.

Maskat e farmacive gjithashtu funksiononin mirë, duke zvogëluar diapazonin e spërklave në vetëm 20 cm nga fytyra. Siç pritej, shalli me një shtresë dhe shamia nuk ishin aq efektive.

Sidoqoftë, përdorimi i tyre lejoi që grimcat e rreme virale të arrinin respektivisht një metër dhe 30 cm larg gojës.

Eksperimenti, shkruajnë studiuesit, tregon se, “edhe pse maskat jo mjekësore të testuara mundësojnë gjithsesi nivele të ndryshme të përhapjes së lëngjeve, ato janë gjithsesi efikase në pengimin e përhapjes së spërklave më të mëdha të frymëmarrjes”.

Maskat e papastra, shumë herë më të dëmshme

Përdorimi i maskave është kthyer në mënyrë jetese për ne. Duke pasur parasysh që maskën duhet ta përdorim për një kohë të gjatë, ne harrojmë që maska duhet ndërruar shpesh, dhe përdorimi i të njëjtës maskë për shumë orë sjell në fakt probleme më serioze sa sa mosmbajtja e saj.

Sipas ekspertëve, përdorimi i gabuar i maskës ul efikasitetin e saj, si edhe shkakton shfaqjen e puçrrave dhe iritim të lëkurës.

Ndërsa tek femrat, nëse e vendosin maskën menjëherë pasi kanë bërë tualetin, kjo bën që të krijohet lagështirë në fytyrë.

Maska duhet të jetë e pastër dhe të ndërrohet disa herë gjatë ditës, sepse në mund të marrim baktere me shumicë dhe do të krijojmë probleme në frymëmarrje.

Maskat dhe distancimi nuk mjaftojnë

Përdorimi i maskave dhe distancimi, nuk shërbejnë plotësisht për të na mbrojtur nga infektimi i mundshëm nga koronavirusi.

Sipas asaj që është demonstruar nga shkencëtarët, përdorimi i maskës dhe ruajtja e hapësirës janë të dobishme, por gjithsesi duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos mendojmë se ato mund të jenë të mjaftueshme për të na bërë të ndihemi të qetë.

Në fakt, pavarësisht nga përdorimi i maskës, pikat e infektuara mund të transmetohen për disa metra dhe të qëndrojnë në ajër për më shumë se sa mund të imagjinoni.

Sipas studiuesve, një grimcë rreth 10 mikrometra – madhësia mesatare e një pike pështyme – kërkon gati 15 minuta për të rënë në tokë.

Kërkimi është nënshkruar nga italiani Alfredo Soldati, i Institutit të Mekanikës së Lëngjeve dhe Transferimit të Nxehtësisë në “TU Wien”.

Siç shpjegohet nga Soldati, “kuptimi ynë i pranuar në të gjithë botën për përhapjen e pikave bazohet në matjet nga vitet 1930 dhe 1940.

Në atë kohë, ne dyshojmë se metodat e matjes nuk ishin aq të mira sa janë sot, pasi nuk ishte e mundur të matësh me besueshmëri pikat veçanërisht të vogla”,- ka thënë ai.

“Më parë, bëhej një dallim midis pikave të mëdha dhe të vogla. Ndërsa të mëdhatë shtyhen poshtë nga graviteti, të tjerat përparojnë përpara, pothuajse në një vijë të drejtë, duke avulluar shpejt”.

Për këtë arsye, studiuesit duan të përshtatin modelet me kërkimin më të fundit, me qëllim për të kuptuar më mirë përhapjen e koronavirusit.

 Grimcës i duhen 15 minuta për të rënë në tokë

Soldati më pas shtoi se “edhe kur pikat e ujit janë avulluar, mbetet një grimcë aerosoli, e cila mund të përmbajë virusin. Kjo lejon që viruset të përhapen në distanca prej disa metrash dhe të qëndrojnë në ajër për një kohë të gjatë”.

Sipas tij, “meqenëse grimcës i duhen rreth 15 minuta për të rënë në tokë, është e mundur të bini kontakt me Covid-in duke ruajtur distance, përshembull brenda një ashensori i cili më parë është përdorur nga një i infektuar”.

Në fund Soldati tha se: “maskat janë të dobishme sepse bllokojnë pikat e mëdha, por nuk sigurojnë mbrojtje të garantuar”.

Mjeku shqiptar në Spanjë: Maskat prej pëlhure nuk të mbrojnë

Jo të gjitha maskat të mbrojnë nga koronavirusi, u shpreh mjeku shqiptar që punon në Spanjë, Kita Sallabanda.

Sallabanda, në një lidhje për mediat shqiptare ai tha se, mbajtja e maskave është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e Covid.

“Në Spanjë, maskat kanë ulur gati 70% numrin e të sëmurëve me grip”,- tha ai.

Por, mjeku shtoi se, maskat që nuk kanë filtër, siç janë ato prej pëlhure që përdoren rëndom dhe në vendin tonë, nuk mbrojnë nga Covid. Pohim ky që bie në kundërshtim me atë të autoriteteve në vend, që kanë rekomanduar dhe përdorimin e maskave prej pëlhure.

“Këtë e kam pa vlerë?”,- e pyeti drejtuesi i emisionit, duke i treguar mjekut një maskë prej pëlhure. “Nëse s’ka filtër, është pa vlerë”,- u përgjigj mjeku.

Specialisti shqiptar në SHBA: Maska rrezikon të shkaktojë sëmundje

Specialisti shqiptar Arban Domi, i cili është drejtor i zhvillimit të vaksinave në kompaninë “GeoVax” në SHBA, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që të tregojë më shumë etikë për specialistët që nuk kanë të njëjtin mendim si Komiteti i Ekspertëve.

Në një lidhje Live për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, Arban Domi, ka shpjeguar arsyet përse është kundër përdorimit masiv të maskës.

“Meqë përmendet ministren, jo personale doja t’i jepja një këshillë që të jetë më etike kur flet për specialistë që nuk mbështetin idetë e këshillit, është mirë të dëgjojnë më shumë ata që nuk mendojnë si ne.

Maska nuk është bardh e zi siç mundohen ta shpjegojnë shumë vetë. Problemi për maskat e copës , nuk ka asnjë studim. Maska të mbron nga spërklat e një të infektuari.

E keqja e maskës, është që njerëzit kur i mbajnë gjatë, aq më tepër që higjiena duhet të jetë perfekte, si rezultat i lagështirës maska bëhet më poroze. Për më tepër kur nuk është një maskë që lahet.

Në një të ardhme të afërt, përdorimi i maskës në mënyrë masive do të shkaktojë sëmundje të tjera të sistemit të mushkërive ose sëmundje të lëkurës”,- u shpreh Arban Domi.

/Burimi: “Revista Ndërkombëtare e Rrjedhës Shumëfazore”, studim: Universiteti i Teknologjisë së Vjenës; Universiteti i Floridës (SHBA); Universiteti i Sorbonës (Paris); Universitetin Clarkson (SHBA); MIT në Boston/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: koronavirusmaskambajtjeStudim

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

Një 44-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 31-vjeçar, të cilin e ka mbajtur me forcë...

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit
Aktualitet

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

KAS ka pranuar me shumicë votash ankesën e Partisë Socialiste, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për...

15:29 13/05/2025
Para

Lumë gjobash për parkimin,  “Myslim Shyri” vetëm një korsi për makinat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar merret i pandehur nga SPAK

15:14 13/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.